Gatime
Receta ëmbëlsire / Kek me arra
Përbërësit:
• 3 vezë
• 1 gotë qumësht
• 1 gotë gjalpë ose vaj luledielli
• 2 gota miell
• 1 gotë sheqer
• 1 pluhur për ëmbëlsirat
• 1 filxhan çaji arra të shtypura
Përgatitja:
Në një enë rrahim mirë vezët, pastaj shtojmë sheqerin dhe përbërësit një nga një. Në fund miellin dhe pluhurin për fryrje. E rrahim mirë, në mënyrë që të mos formohen kokrriza, masa duhet të jetë homogjene dhe në fund hedhim arrat e bluara. Tavën e lyejmë me gjalpë dhe i hedhim miell, që të mos ngjitet. Hedhim masën, e fusim në furrë dhe e pjekim në temperaturën 180 gradë.