Mix
Plotësohet dëshira e ndjekësve, Teuta Krasniqi rikthehet në serialin ‘Çka ka shpija’
Plotësohet dëshira e ndjekësve, Teuta Krasniqi rikthehet në serialin ‘Çka ka shpija’
Ishte një prej aktoreve më të pëlqyera ndër vite të serialit të popullarizuar “Çka ka shpija”.
E shkëputja nga ky serial për një gjysëm sezon, nuk u prit më së miri nga fansat e shumë të aktores Teuta Krasniqi.
Një pjesë dërmuese e tyre kërkuan në vazhdimësi rikthimin në serial, mundësi për të cilën ajo kishte folur në një intervistë për emisionin Prive.
Por dëshira, ndjekësve të shumtë të serialit do t’iu plotësohet.
Burime të Prive.al kanë konfirmuar se Teuta do të jetë pjesë me rolin e Republikës në sezonin e ri i cili do të nisë së shpejti në Klan Kosova.
Angazhimi i saj do të jetë për aq sa e lejon koha e saj në dispozicion mirëpo është e rëndësishme që nuk do të ketë shkëputje të gjatë si deri tani.
Koha e duhur, ekipi i duhur në televizionin e duhur!
Numërimi prapa ka filluar dhe ne pos i urojmë suksese grupit që e realizon serialin shumë të ndjekur “Çka ka shpija”. /Prive.al