Mix
E veshur me fustan nusërie, Kejvina Kthella i propozon për martesë miliarderit!

Modelja e njohur Kejvina Kthella është ndër personazhet më të përfolur të showbizit shqiptar. Ajo di gjithmonë të tërheqë vëmendjen e publikut, dhe kështu ka bërë edhe së fundmi, teksa ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram disa fotografi ku shihet e veshur me fustan të bardhë nusërie.
“Martohemi bashkë???”, ka shkruar me humor Kejvina përkrah fotografive, ndërkohë që ka etiketuar miliarderin e njohur, Elon Musk.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ndjekësve të modeles të cilët kanë nisur të komentojnë me ironi dhe batuta.



Kujtojmë që pak kohë më parë modelja i dha fund lidhjes së saj me një biznesmen shqiptar. Ajo ka fshirë nga Instagrami fotografitë me të dashurin e saj dhe ka vijuar jetën e saj mes angazhimeve si modele dhe udhëtimeve të shumta.