Lidhu me ne

Mix

Çfarë mund të shkaktojë kruarje të dhëmbëve?

Dhëmbët ju kruhen ose të paktën ju mendoni se keni këtë ndjesi – dhe keni filluar të ndiheni pak të shqetësuar për këtë.

Por a ju kruhen dhëmbët në të vërtetë?

Mund të jeni duke perceptuar një ndjesi tjetër të ngjashme si dhimbja ,si kruajtje, ose mund të jenë indet brenda ose ngjitur me dhëmbët që kruhen. Kruarja e mishit të dhëmbëve gjithashtu mund bëj të mendoni se ju kruhen dhëmbët.

Le të mësojmë rreth shkaqeve të mundshme dhe si t’i trajtojmë ato.

Ka një numër arsyesh pse mendoni se ju kruhen dhëmbët.

Alergjitë

Alergjitë mund të bëjnë që indet brenda gojës të bëhen të ndjeshme, të fryrë dhe të kruhen.

Sindroma e alergjisë orale, ose Sindroma e Alergjisë në Ushqim Polen (PFAS), mund të krijojë këtë lloj situate të pakëndshme kur hani diçka që nuk  pëlqehet nga sistemi imunitar.

Ju mund të vini re se çatia e gojës kruhet, ose mishrat e dhëmbëve ndjehen të kruar – gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni sikur ju kruhen dhëmbët.

Për shembull, mund të mos e keni kuptuar as që keni alergji ndaj luleshtrydheve derisa të gëlltisni disa, vetëm për të kuptuar që fyti, goja dhe mishrat e dhëmbëve janë të përflakur dhe kruar.

Grumbullimi i pllakave

Kur pllaka fillon të grumbullohet përgjatë vijës së mishit të dhëmbëve, kjo mund të bëjë që mishrat të ndjehen më tepër të kruajtur, dhe ju mund të mendoni se ju kruhen dhëmbët.

Sëmundja e mishit të dhëmbëve

Sëmundja e mishit të dhëmbëve mund t’i bëjë dhëmbët të jenë më të ndjeshëm dhe kjo ndjeshmëri mund të përfshijë një ndjesi kruajtjeje.

Bakteret nganjëherë mund të çojnë në një inflamacion të mishit të dhëmbëve të njohur si gingivit. Nëse kjo nuk trajtohet, mund të kalojë në një version më serioz të njohur si periodontiti.

Sëmundja e mishit të dhëmbëve mund të zhvillohet në heshtje pa shumë zhurmë, ose mund të shihni pak inflamacion ose gjakderdhje nga mishrat e dhëmbëve. Por kjo mund të çojë në probleme serioze, duke përfshirë dëmtimin e dhëmbëve dhe kockave madje edhe humbjen e dhëmbëve.

Efekt anësor i procedurave mjekësore

Keni bër kohët e fundit një mbushje për një zgavër ose keni pastruar  një kanal rrënjë? Ndonjëherë, pas një procedure dentare, trupi percepton që dhëmbi ose nervi  është dëmtuar, madje edhe në një mënyrë të vogël. Ndërsa shërohet, reagimi i trupit ndaj traumës ose dëmtimit është të ndjehet si kruarje.

Dëmtimi strukturor i dhëmbëve

Ndjesia e kruarjes mund të jetë rezultat i një dëmtimi në gojë.

Cilido qoftë shkaku i dëmtimit ose traumës, nëse struktura e dhëmbit pëson ndonjë dëmtim, mund të shkaktojë një ndjesi që mund ta perceptoni si një kruarje. Kjo mund të përfshijë dëmtimin e rrënjës, nervave ose tulit.

Shtrëngimi ose bluarja e dhëmbëve

Disa njerëz mund të pretendojnë se dhëmbët kruhen sepse shtrëngojnë ose gërryjnë dhëmbët natën. Ndërsa është plotësisht e mundur që disa njerëz të përjetojnë një ndjesi kruajtjeje, nuk ka shumë prova për të mbështetur pretendimin deri tani.

Infeksione të tjera

Hulumtimet sugjerojnë që dhimbja dhe kruajtja ndonjëherë mund të shoqërojnë një infeksion të shkaktuar nga baktere ose viruse, si dhe patogjenë kërpudhorë dhe parazitarë.

Për shembull, virusi herpes zoster është i njohur për shkaktimin e dhimbjes, ndjesi shpimi gjilpërash dhe kruajtje në nerva. Ky virus, i cili shkakton herpes, mund të shkaktojë pak dhimbje dhe ndjeshmëri në fytyrë, afër dhëmbëve. Kjo dhimbje quhet odontalgji.

Trajtimi  në shtëpi për kruarjen e dhëmbëve

Disa nga të njëjtat ilaçe shtëpiake për menaxhimin e kruarjes së mishit të dhëmbëve mund t’ju ndihmojnë me kruarje të dhëmbëve. Për shembull, provoni të thithni kube akulli. Kjo mund ta shurdhojë ndjesinë e kruajtjes. Mund të provoni gjithashtu të hidhni pak ujë të kripur në gojën.

Teknikat e duhura të pastrimit mund të ndihmojnë shumë në ruajtjen e shëndetit të gojës. Ndihmon gjithashtu për të larguar infeksionet dhe sëmundjet që mund të çojnë në kruajtje ose mund të çojnë në dëmtime më serioze.

Lënia e duhanit ose cigareve me avull – të dyja këto mund të irritojnë gojën dhe mishrat e dhëmbëve. Lënia e duhanit shpesh është e vështirë, por një mjek mund të ndihmojë në krijimin e një plani që funksionon për ju.

Kur duhet të konsultoheni me një mjek për kruarje të dhëmbëve?

Sa herë që zhvilloni një simptomë të re, ia vlen të mbani gjurmët e tyre.

A keni vërejtur disa dhimbje dhe ndjeshmëri ose gjakderdhje në mishrat e dhëmbëve, së bashku me kruajtjen? Në atë moment, duhet të shihni një dentist. Ata do të jenë në gjendje të përcaktojnë nëse keni një infeksion që ka nevojë për trajtim mjekësor, ose nëse dhëmbi ka dëmtime të qëndrueshme.

MË TEPËR

Mix18 minuta më herët

Billie Eilish: Dikur e kam urryer emrin tim

Billie Eilish mund të ketë fansa në të gjithë botën që e bërtasin emrin e saj, por nëse do të...

Mix21 minuta më herët

Chris Martin rrëfen se vuan nga depresioni, zbulon gjërat që e ndihmojnë

Frontmeni i Coldplay, Chris Martin, së fundmi ndau në Instagram luftën e tij me depresionin dhe se si e menaxhon...

Mix53 minuta më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Mix55 minuta më herët

Oppo prezanton Pad 4 Pro dhe Watch X2 Mini

Oppo ka zbuluar tabletin Pad 4 Pro me ekran 13.2 inç dhe orën inteligjente Watch X2 Mini me ekran AMOLED...

Radar2 orë më herët

SONDAZHI se kush do i fitojë zgjedhjet e 11 majit: Thellohet ndjeshëm diferenca e PS-së me PD-në

Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore në nivel vendi ku pyetja është “Pavarësisht se kë do të...

Mix3 orë më herët

Ndërroi jetë në moshën 39-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së Michelle Trachtenberg

Shkaku i vdekjes i Michelle Trachtenberg është përcaktuar. Në fund të muajit shkurt, ylli i “Gossip Girl” u gjet “pa...

Aktualitet3 orë më herët

FOTO HISTORIKE/ Kur kërkohej dorëheqja e Berishës! Nga demonstrata e zhvilluar më 19 shtator 2008 ka ‘mbetur’ vetëm Rama!

 (Foto nga GENT SHKULLAKU/AFP nëpërmjet Getty Images) Ose janë tërhequr, janë përjashtuar… Ose janë në burg. Ka mbetur aktiv vetëm...

Radar3 orë më herët

Shkencëtarët zbulojnë “hartën” tredimensionale të trurit që dikur konsiderohej i pamundur

Duke përdorur një grimcë materie të trurit të miut në madhësinë e një kokrre rëre, shkencëtarët kanë krijuar hartën e...

Kryesore3 orë më herët

Rinia “kukull”, gënjeshtra e re e politikës Shqiptare!

Rinia “kukull”, gënjeshtra e re e politikës Shqiptare! Tani që zgjedhjet po afrojnë në Shqipëri, televizonet dhe rrjetet sociale janë...

Radar2 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Facebook