Lidhu me ne

Mix

Bafta 2022: ‘Power of the Dog’ fiton çmimet Fotografia dhe Regjisori më i mirë

<b></b> Bafta 2022: 'Power of the Dog' fiton çmimet Fotografia dhe Regjisori më i mirë

Bafta 2022: ‘Power of the Dog’ fiton çmimet Fotografia dhe Regjisori më i mirë

Filmi ‘Power of the Dog’ i regjisores Jane Campion, i zhanrit uestern, me rol kryesor Benedict Cumberbatch, ka fituar dy çmimet kryesore në Akademinë e Filmit Britanik, e njohur ndryshe si Bafta.

Cumberbatch pranoi çmimin për regjisoren më të mirë, në mungesë të Campion, e cila ishte ende në Los Anxhelos, ku mori pjesë në ceremoninë e çmimeve ‘Directors Guild America’, të shtunën.

Cumberbatch nuk arriti të fitojë në kategorinë e aktorit më të mirë në rol kryesor, ku u mposht nga Will Smith në paraqitjen e tij si babai i Venus dhe Serena Williamsit në filmin ‘King Richard’. Ky çmim e shndërron Smith në favoritin kryesor për triumf në ‘Oscars’ pas pak kohësh, ku Campion po ashtu po konsiderohet si një prej kandidatëve më seriozë për të fituar. Reinaldo Marcus Green, regjisori i ‘King Richard’, mori çmimin në vend të aktorit.

Aktorja më e mirë u shpall Joanna Scanlan, veterania uellsiane, e cila dhuroi një performancë brilante si një myslimane e konvertuar në filmin debutues të Aleem Khan, ‘After Love’. Scanlan falenderoi Khan, poashtu edhe prindërit dhe burrin e saj, Neil, ‘’të cilët janë dëshmi e gjallë se nuk ka diçka të tillë si ‘after love’’’.


Joanna Scanlan pozon në dhomën e fituesve, pasi triumfoi në garën për aktoren më të mirë për rolin në ‘After Love’.
Fotografisti: Samir Hussein/Wirelmage

‘Dune’ i Denis Villenueves, me rol kryesor Timothee Chalamet, fitoi më së shumti çmime në këtë event, pesë në total, duke qenë i pakapshëm në kategoritë teknike, përfshirë kinematografinë, dizajnin e produksionit, efektet vizuale dhe zërimin.

Keneth Branagh fitoi çmimin e filmit britanik të jashtëzakonshëm, për dramën e tij autobiografike, ‘Belfast’, dhe shfrytëzoi fjalimin për të falënderuar ndjekësit e kinemasë që vendosën të shikojnë filmin e tij.

Ngjarja e së dielës mbrëma ishte një rikthim në jetën reale për Bafta, që u shfaq para një turme me kapacitet të plotë në ‘Albert Hall’. Si 85-vjeçare, Shirley Bassey hapi shfaqjen me performancën e ‘Diamonds Are Forever’ për të shënuar 60-vjetorin e ‘Dr. No’, duke i dhënë tone emocionuese ceremonisë.

Kishte referenca të pakta për pandeminë dhe vetëm përmendje kalimtare të pushtimit të Ukrainës, përfshirë një ‘kunj’ nga Andy Serkis dhe Rebel Wilson për politikat e imigrantëve të sekretares shtetërore britanike, Priti Patel.

Wilson fitoi duartrokitjet më të mëdha pasi ngriti gishtin e mesit dhe shpjegoi ‘’në të gjitha gjuhët e shenjave, kjo është shenja ndërkombëtare për Putinin’’.

Ky gjest u turbullua vizualisht në ekranet televizive, për të cilat Wilson më herët kishte thënë se nuk do të mund ta parandalonin paraqitjen e saj të guximshme. Ajo foli hapur dhe qartë në monologun interesant, duke shprehur edhe dëshirën që t’i ulej në fytyrë aktorit Daniel Craig dhe të vizantonte majat e gjinjve në logon e (agjentit) 007.

Më vonë, Wilson zbuloi një tortë që kishte bërë në formën e fytyrës së aktorit Cumberbatch, duke e parafrazuar me fjalët “në mënyrë që t’u them njerëzve se e kisha atë brenda meje”.

Ajo gjithashtu bëri komente shtesë për aktorin Armie Hammer – i cili ka qenë në mesin e një situate kontraverse pasi kishte shprehur fantazi për përdhunim seksual dhe kanibalizëm, martesën e hapur të Will dhe Jada Pinkett Smith dhe disa zhvillime tjera politike.

Princi William, presidenti i Bafta, nuk mori pjesë në ceremoni për shkak të “kufizimeve të ditarit” (me gjasë të orarit të ngjeshur, por thënë në gjuhë aristokrate princërish nga William) por dha një prononcim përmes një videoje, ku shprehu krenarinë për skemën mentoruese të Bafta.

Troy Kostur u bë aktori i parë memec që fiton një çmim Bafta, për rolin e tij në dramën familjare ‘Coda’, duke e vënë veten në ‘pole pozicion’ për ‘Oscars’. Kostur është vetëm aktori i dytë memec ndonjëherë që nominohet për një çmim akademik, pas bashkëkolegut të tij te ‘Coda’, Marlee Matlin, i cili kishte fituar 35 vjet më parë. Filmi gjithashtu fitoi çmimin si skenari më i mirë i adaptuar.

Trofeu për aktoren më të mirë në rol dytësor shkoi për Ariana DeBose, pjesëmarrja në ‘West Side Story’ e së cilës ishte debutim në ekranin filmik. DeBose i thuri lavde kastës së aktorëve të filmit dhe regjisores, Cindy Tolan, e cila më herët gjatë mbrëmjes kishte triumfuar në kategorinë e saj.


Ariana DeBose pozon me çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor.
Fotografisti: Peter Nicholls/Reuters

‘Encanto’ nga Lin-Manuel Miranda u emërua si animacioni më i mirë. Duke folur në podium, kompozuesja Germaine Franco tha se deshi të bënte një film që u tregon “fëmijëve të mi të bukur ngjyrë kafe se janë të dëgjuar dhe të rëndësishëm.”

Paul Thomas Anderson ishte fitues i befasishëm në skenarin origjinal për drama-komedinë e tij ‘Licorice Pizza’. Ylli i filmit, Alana Haim dhe kompozuesi Jonny Grenwood, morën çmimin në mungesë të tij.

Ryusuke Hamaguchi fitoi çmimin për filmin më të mirë në gjuhë të huaj për ‘Drive My Car’, projekt epik nga ai bazuar në storien e shkurtër të Haruki Murakamit. Filmi po shikohet si pasues i filmave si ‘Parasite’, në kalimin nga Festivali i Kanës, ku kishte fituar tre çmime, te një triumf substancial për ‘Oscars’, ku është i nominuar për katër çmime, përfshirë regjisorin më të mirë.

Çmimet u ndanë pas votave nga 7 mijë pjesëtarë të Akademisë Britanike të Filmit, e cila ka bërë ndryshime rrënjësore në program, që prej kritikave të rënda për mungesë diversiteti në listën e ngushtë, dy vjet më parë. Plot 220 rregulla të reja u sollën në fuqi, të cilat sollën frytet e veta në eventin e këtij viti. 

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore5 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook