Radar
Bashën e lëshojnë të gjithë, i del kundër edhe Enkelejd Alibeaj
Enkelejd Alibeaj i njohur si një nga “besnikët” e Lulzim Bashës, i ka kërkuar këtij të fundit që të tërhiqet nga drejtimi i Partisë Demokratike.
“Une jam ne koherence te plote me qendrimin tim se Sali Berisha nuk ka më vend ne PD, por ti kryetar duhet te terhiqesh”, mësohet t’i ketë thënë Alibeaj Lulzim Bashës në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së.
Alibeaj i shtohet kështu shumë deputetëve të tjerë të njohur si mbështetës të Bashës, që e kanë lëshuar kryetarin e PD-së duke kërkuar tashmë largimin e tij.