Lidhu me ne

Kioske

Unë protestoj kundër protestuesve që presin derisa sakatosen për të ngritur zërin.

Koment nga Erjon Saliasi

No photo description available.

Po shikoj zhvillimin e protestave në televizor (do thoni ju pse nuk je në protestë.

Unë mendoj që protesta ime është bërë te votimet).

1. Më bën përshtypje që sllogani mbizotërues është “Rama ik!”. Po mirë ja iku Rama, cili do ia zërë vendin? Me sa kam parë s’ka dalë njeri të thotë po iku Rama, do vij unë dhe do ul çmimet.

2. Duke qenë se sllogani që përmenda më sipër është “Rama ik!”, jam kurioz a janë të gjithë opozitarë këta që kanë dalë në shesh? Mirë do ishte të ishin pozitarë, njerëz që ia dhanë votën Ramës. Nëse Rama ka përgjegjësi për situatën sot, po aq përgjegjës janë ata që e votuan. Të shkojnë në shesh dhe të mos thonë Rama ik por të thone Rri! Rri dhe respekto votën që ke marrë duke mbrojtur shqiptarët.

Unë nuk protestoj, jo sot, jo për naftën. Nafta është normale të jetë në të njëjtin çmim si p.sh në Luksemburg, se nuk do ia shesin Shqipërisë më lirë sepse i paska shqiptarët e varfër…

Unë protestoj kundër protestuesve që presin derisa sakatosen për të ngritur zërin. Unë do protestoj kur njerëzit të ankohen për gerryerjen e përditshme të dinjitetit të shqiptarit: rroga të ulëta, shërbime të dobëta, meritokraci e vdekur, mundësi gati zero për zhvillim personal e profesional, krim i paluftuar, etj etj.

Nëse këto më sipër shkojnë në nivelin ku duhet të jenë, nëse nafta është 2 euro e ca dhe rroga mesatare 2000-3000 euro në muaj, atëherë dhe vetëm atëherë do protestoj për rritje çmimi.

Do protestoj sepse, me dinjitetin e rivendosur, do bëj detyrën time qytetare të aplikimit të kulturës së protestës që lind natyrshëm në shtet funksional./ Podiumi.com

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar1 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar3 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix3 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook