Lidhu me ne

Mix

Suret kuranore që duhet të lexohen kundër stresit dhe depresionit

Jeta e kësaj bote nuk është e aq e thjeshtë. Ne, si qenie njerëzore, shpesh vuajmë nga pikëllimi, mërzia, dëshpërimi dhe sprovat e ndryshme. Secila nga këto situata mund të na çojë në depresion. Megjithatë, ndonjëherë ne nuk na duhet ndonjë arsye që të jemi depresiv, por kur të ndodhë, detyrë jonë është të kërkojmë ndihmë.

Allahu xh.sh., e shpalli Kur’anin si udhëzim për njerëzimin deri në Ditën e Gjykimit, duke na dhënë një udhëzues që mund të na ndihmojë në situatat depresive.
Disa sure kur’anore janë shumë të vlefshme dhe të rëndësishme për t’u lexuar gjatë periudhës së ankthit dhe depresionit, duke marr parasysh se mesazhet dhe kuptimet e tyre mund t’i lehtësojnë dhe eliminojnë situatat e rënda psikike, me ndihmën e Allahut.

Surja El-Inshirah – hapja e kraharorit

Allahu xh.sh., bashkë me suren Ed-Duha – Mëngjesi, e shpalli edhe suren El-Inshirah – hapjes së kraharorit. Në të, i Plotfuqishmi e porositi Muhamedin, salallahu alejhi ve sel-lem, që Ai ia hoqi dhimbjen e brendshme dhe pikëllimin që Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, e ndiente gjatë kohës së shpalljes së Kuranit dhe vështirësitë me të cilat përballohej. Allahu i Madhëruar thotë se si do ta ngrit namin e të Dërguarit të Tij, salallahu alejhi ve sel-lem, në gjithë globin tokësor. Sot, nuk kalon asnjë sekondë, e që në ndonjë pjesë të Tokës të mos dëgjohen fjalët e ezanit: “Eshedu enne Muhammeden Resulullah!”.
Në suren El-Inshirah Allahu thotë se pas çdo vështirësie, pa marrë parasysh se sa e vështirë të jetë, vjen lehtësimi, dhe se ajo në mënyrë të pashmangshme vjen pas belasë. I Plotfuqishmi e porosit Pejgamberin, salallahu alejhi ve sel-lem, që kohën e pritjes, deri në ardhjen e lehtësimit, ta shkurtoj me adhurim ndaj Zotit, ky është mesazh edhe për ne që në kohët e depresionit të përpiqemi që problemin tonë shëndetësor ta eliminojmë duke iu mbështetur Allahut dhe duke e përmendur Atë.

Surja Jusuf

Një nga suret e hershme që i është shpallura Pejgamberit, salallahu alejhi ve sel-lem, është surja Jusuf. Bëhet fjalë për një pjesë të veçantë të Kur’anit, sepse ajo pothuajse në tërësi i është kushtuar një pejgamberi të Zotit – Jusufit, alejhi-s-selam. Nga kjo sure mund të nxjerrim mesazhe të panumërta, shumë prej tyre janë të lidhura me mënyrat e tejkalimit të situatave të rënda psikike. Të mendojmë për mënyrën se si Jakubi, alejhi-s-selam, dhe Jusufi, alejhi-s-selam, luftuan me dhimbjet shpirtërore dhe vuajtjet e kësaj bote, por Allahu i lartësoi ata për durimin e tyre. Kjo sure është shpallur edhe si ngushëllim për Pejgamberin tonë, Muhammedin, alejhi-s-selam, dhe secilit prej nesh mund t’i shërbejë si një kurë kundër depresionit!

Sirja Isra – Udhëtimi i natës, Kehf – Shpella, Merjem, Ta-Ha, El-Enbija –Pejgamberët

Sahabiu i mirënjohur, Abdullah ibn Mesudin, radijallahu anhu, për sa i përket sureve të përmendura tha: “Ato janë ndër suret e para të shpallura dhe ato janë thesari im.” Imam Bejhekiu në komentin e tij të kësaj thënie thotë: “Ibn Mesudi flet për superioritetin e këtyre sureve, për shkak se ato përmbajnë rrëfimet rreth pejgamberëve dhe popujve të tyre. Ato hyjnë në mesin e sureve të para, të shpallura në fillim të Islamit, të periudhës mekase, dhe hyjnë në mesin e pjesëve të para të Kur’anit që janë mësuar dhe memorizuar.”
Surja Isra, Kehf, Merjem, Ta-Ha dhe El-Enbija përmbajnë shumë tregime rreth pejgamberëve, popujve të lashtë, e në veçanti për Beni Israilët. Secila prej këtyre tregimeve mund të na ndihmoj në trajtimin e depresionit dhe ankthit, dhe të ndiejmë fuqinë dhe madhështinë e Allahut.

Sure Er-Rahman –Mëshiruesi

Surja Er-Rrahman përmban ndoshta përshkrimin më elokuent dhe më të bukur të Xhenetit, e poashtu edhe të Xhehenemit. Ajo na tregon për bekimet e shumta të cilat Allahu na ka dhuruar. Kjo sure është qetësi për veshë, ilaç për zemër dhe ushqim për shpirt. Duke iu falënderuar përshkrimeve të bukura të Xhenetit dhe përmendjen e bekimeve të Zotit tonë, Surja Er-Rahman është ilaç i mrekullueshëm për depresion.

Surja En-Nas – Njerëzit

Shpesh herë, shkaqet kryesore të depresionit janë humbja e vetë-respektit dhe dyshimit në aftësitë tuaja. Shumë nga këto gjëra janë të tepruara për shkak të pëshpëritjeve të shejtanit, e ai u betua se do të përpiqet të josh çdo qenie njerëzore në Tokë. Mirëpo, Allahu është Mëshirues ndaj robërve dhe nuk i ka lënë të vetmuar. Në mesin e sureve që janë shpallur si ilaç kundër vesveseve të shejtanit hynë edhe surja e fundit e Kur’anin, En-Nas. Leximi i shpeshtë i kësaj sure mund të na ndihmojë në eliminimin e dyshimeve dhe pëshpëritjeve të shejtanit, me ndihmën e Allahut, sepse bëhet fjalë për suren e cila thërret mbrojtjen e Allahut.

MË TEPËR

Radar13 orë më herët

Eksperti Besmir Semanaj: Kostoja e mbylljes së Tik Tok, rreth 1 milion euro

Ekspert i IT, Besmir Semanaj ka deklaruar se kostoja e mbylljes së TIK TOK në vendin tonë është diku tek...

Kryesore14 orë më herët

Berisha “i lutet” Ramës për debat publik: S’dua të ta dëgjoj emrin, por jam gati të ballafaqohem me ty për hir të qytetarëve

Sali Berisha ka ftuar edhe njëherë publikisht në debat publik, Kryeministrin Edi Rama, për të ballafaquar programet respektive mes PD...

Mix14 orë më herët

Jenna Ortega: Arsyeja që u largova nga ekskluziviteti i ‘Scream’

Aktorja e “Wednesday”, Jenna Ortega, foli për vendimin e saj për t’u larguar nga ekskluziviteti i Scream në një intervistë...

Radar15 orë më herët

“Komisar Dritan Lame më rrahu” – Rrëfehet Nuredin Dumani: I thashë, ‘mbaje mend çfarë do të bëj kur të dal’, por ai u vra…

Nuredin Dumani, i cili mban edhe statusin e të penduarit të drejtësisë ka folur në seancën e kësaj të martë...

Radar1 ditë më herët

Ajo që po ndodh në Gaza, është përtej imagjinatës njerëzore

Nga një koment i radios publike gjermane Deutschlandfunk Ajo që po ndodh në Gaza është e vështirë të përshkruhet me...

Mix1 ditë më herët

Si të shmangni helmimin nga ushqimi

Përzerje, dhimbje barku, diarre ose të vjella – dhe herë pas here temperatur dhe ethe. Helmimi me ushqim është zakonisht...

Mix1 ditë më herët

Vera e kuqe nuk është e shëndetshme. Studimi: Nuk parandalon as kancerin, as sëmundjet e zemrës

Hulumtimet për lidhjen e saj me kancerin kanë nxjerrë një rezultat shumë befasues dhe  një lajm të keq edhe për...

Mix2 ditë më herët

10 gratë më të pasura në botë!

Prania e grave miliardere në listën e Forbes u rrit, duke përfaqësuar 13.4% të totalit prej miliarderëve, 3028 prej tyre...

Radar2 ditë më herët

Përgjim masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për teknologjinë DPI

Ekspertët Besmir Semanaj dhe Tomi Kallnaxhi Në Shqipëri janë vendosur disa pajisje të cilat kryejnë Deep Packet Inspection, DPI, një...

Mix2 ditë më herët

Plazhet më të mira në Shqipëri sipas CN Traveller

Ndërsa një sërë vargmalesh përshkojnë anën lindore të Shqipërisë, bregdeti i saj jugperëndimor është shtëpia e plazheve paradisiake ku dielli...

Facebook