Lidhu me ne

Mix

Sekreti i çifteve të lumtura!

Marrëdhënia në çift shpesh është dhe një ndër hapat më të vështirë që një çift I ri duhet të marrë në jetën e tij. Lidhjet romantike janë sfiduese, shpërblyese, konfuze, të lodhshme e ndonjëherë, që të gjitha këto njëkohësisht.

Të jesh në një marrëdhënie të mirë është e rëndësishme që herë pas herë të jeni të komunikueshëm dhe tolerant në zgjiedhjen e keqkuptimeve.

Përgjigjet nuk janë gjithmonë të qarta, por kur është fjala për kënaqësinë martesore, shkenca ka gjëra interesante për të ofruar.

Më poshtë do të lexoni disa detaje në lidhje me një marrëdhënie të lumtur në çift;

Nuk fjalosen përmes mesazheve

Çfarë veçse ka qenë e qartë gjithmonë, tanimë është konfirmuar edhe nga shkenca: çiftet që fjalosen përmes mesazheve; kërkojnë falje përmes mesazheve; dhe/ose provojnë të marrin vendime përmes mesazheve, janë më pak të lumtur në lidhje.  Kur është fjala për çështje të rëndësishme, mos e lini një “emoji”ta zë vendin e fytyrës.

Nuk bëjnë fëmijë

Fëmijët janë pjesa më domethënëse e jetës. Fatkeqësisht, ata janë ferri për lidhjet romantike. Studime të shumta kanë treguar se çiftet pa fëmijë (të martuar apo pamartuar) janë më të lumtur. Kjo nuk do të thotë se nuk mund të jeni të lumtur nëse bëni fëmijë – thjesht duhet ta kuptoni se është normale të mos ndiheni të lumtur ndonjëherë.

Kanë miq që janë të martuar

Shkenca thotë se ju jeni mesatarja e pesë njerëzve me të cilët e shpenzoni shumicën e kohës. Sipas hulumtimeve, ju jeni 75% më të prirë të shkurorëzoheni nëse një shok/shoqe apo i afërm veçse e ka bërë të njëjtën gjë.

E din kush çfarë bën kur është fjala për punët e shtëpisë

Çiftet që pajtohen t’i ndajnë punët e shtëpisë janë më të lumtur në lidhje. Pra, çiftet që kanë përgjegjësi të definuara qartë janë shumë më të kënaqur në lidhje.

Janë shokë të ngushtë

Martesa në tërësi shpie në rritje të niveleve të lumturisë.Megjithatë, ekspertët po ashtu kanë zbuluar se njerëzit që e konsiderojnë partnerin martesor si shok/shoqe të ngushtë janë dyfish më të kënaqur në martesë sesa tjerët.

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime17 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix18 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix18 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix19 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore19 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar19 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix2 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix2 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix2 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook