Lidhu me ne

Radar

Përjashtimi i Bashës me 2 pika: Zbardhet dokumenti i grupit parlamentar të PD-së

Përjashtimi i Bashës me 2 pika: Zbardhet dokumenti i grupit

Zbardhet dokumenti i iniciuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike që kërkojnë përjashtimin e Lulzim Bashës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, duke mos pasur më të drejtën e përfaqësimit të partisë më të madhe të opozitës.

Dokumenti që po qarkullon u publikua në emisioni Politiko i gazetari Alfred Lela në Top News. Në këtë dokument të siguruar dhe nga Gazeta Shqip theksohet se Luzim Basha është përgjegjësi kryesor për humbjen e zgjedhjeve lokale të 6 marsit me veprimet dhe mos veprimet e tij.

Peticionin për shkarkimin e Bashës do ta deklaronte deputetja Grida Duma në Top Channel. Ajo paralajmëroi lëvizjen anti Basha me anë të kësaj nisme si kundërpërgjigje ndaj refuzimit të kryedemokratit për dhënë dorëheqjen. Çelësi i qetësisë demokrate mbetet tek komiteti kolegjial, por edhe mos afrimi i Berishës.

“Përfaqësues nga PD, përfaqësues nga grupimi i Foltores po të doni dhe nga ata që janë senatorë  të partisë jashtë, ky grupim dhe ky komitet me këtë bazë të gjerë në një hark kohor 4-5 mujor hap zgjedhjet reale në parti,  por për mua  të dyja kandidaturat Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk duhet të jenë më në garë”, u shpreh Duma në Top Channel.

Por në dokument që po shpërndahet për t’u firmosur janë dy pika që përcaktojnë shkarkimin e Bashës dhe që bazohen në rregulloren e Grupit të PD dhe në atë të rregullores së Kuvendit. “Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim” nga grupi parlamentar i PD-së për deputetin z.Lulzim Basha. Në vijim të masës disiplinore sa më sipër deputeti z.Lulzim Basha humbet çdo tagër përfaqësimi për llogari të grupit parlamentar të PD-së dhe drejtimi të tij”, thuhet në fund të këtij dokumenti. Të shtunën pritet që të mblidhet grupi parlamentar i PD-së, e sipas të gjitha gjasave dokumenti me firma mund t’i paraqitet Bashës, duke vendosur përjashtimin e tij, me anë të një votimi mes deputetëve demokratë.

Përjashtimi i Bashës me 2 pika: Zbardhet dokumenti i grupit

Letra, arsyet e shkarkimit

Më 6 mars u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në bashkitë Durrës, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë. Shkodër dheVorës. Në këto zgjedhje, PD shënoi humbjen më të thellë në të gjitha bashkitë, ku në pesë prej tyre rezultoi forcë e tretë (e fundit) politike me vetëm 13,7% të votave në total. Ky rezultat përbën rezultatin më të dobët të shënuar historikisht në një palë zgjedhje nga Partia Demokratike.

Përgjegjësia kryesore për këtë humbje bie mbi kryetarin e Partisë, z.LulzimBasha, si drejtuesi kryesor i fushatës zgjedhore. Me veprimet e mosveprimet e tij gjatë fushatës, mungesën e lidershipit politik gjatë kësaj fushate, kryetari i Partisë ka ndikuar drejtëpërdrejtë në këtë rezultat. Qëndrimi i tij publik refuzues për të marrë përgjegjësi politike për këtë humbje dhe humbjet e mëparshme zgjedhore, pavarësisht rrethanave të tjera, përbën një cenim thelbësor të interesave politike dhe elektorale të Partisë Demokratike dhe në të ardhmen.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike si mbajtësi i tagrit përfaqësues me të gjerë elektoral dhe atij më të lartë institucional, tagër që dervion nga vota e drejtëpërdrejtë e 622.000 zgjedhësve shqiptarë, ka përgjegjësinë të marrë masa që veprime të tilla të kryetarit të Partisë Demokratike që njëherazi është edhe deputet anëtar i PD dhe grupit parlamentar të saj, të mos vazhdojnë të cenojnë interesat dhe objektivat politike dhe elektorale të Partisë Demokratike dhe të grupit parlamentar të saj në funksion të qëllimit dhe interesit publik për forcimin e demokracisë dhe mirëqeverisjes në vend, duke siguruar rotacionin politik në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe parlamentare. Për sa më sipër në mbledhjen e tij, në përputhje me statutin dhe Rregulloren e Brendshme të Grupit parlamentar të PD-së dhe nenet 15 në vijim të Rregullores së Kuvendit, në prani të kuorumit të nevojshëm dhem e shumicë votash, Grupi parlamentar i PD-së.

Vendosi

Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim” nga grupi parlamentar i PD-së për deputetin z.Lulzim Basha.

Në vijim të masës disiplinore sa më sipër deputeti z.Lulzim Basha humbet çdo tagër përfaqësimi për llogari të grupit parlamentar të PD-së dhe drejtimi të tij./ Shqip

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook