Lidhu me ne

Mix

Ish punonjësja akuza ndaj Kim Kardashian: Aq pak më paguante, sa mezi blija ushqime!

 Në një intervistë për revistën “The Variety” , Kim Kardashian u përpoq t`i tregonte grave e vajzave se celësi i vetëm i suksesit, është puna!  “Kam këshillën më të mirë për gratë në biznes. Ngrini prapanicën dhe punoni. Duket sikur këto ditë askush nuk do të punojë”, u shpreh ylli i reality show. Por komenti i saj nuk u prit aspak mirë e pati reagime të ashpra në rrjetet sociale.

Një ish-punonjëse e saj tregoi vështirësitë që përjetoi gjatë kohës kur punoi për Kim. Jessica DeFino rrëfeu se ka punuar shumë, praktikisht është rraskapitur për pasaniken, por është paguar me një shifër qesharake.

“Unë isha redaktore në aplikacionet Kardashian në 2015 në LA, punoja ditë e natë dhe fundjavave, mund të përballoja vetëm produkte ushqimore nga dyqani ’99 Cents Only’. Më është dashur të mungoj duke thënë se jam sëmurë, pasi nuk kisha para për të mbushur makinën me benzinë’’, ka shkruar Jessica DeFino. Postimi i saj ka marrë më shumë se 1 milion pëlqime. Më tej, ajo kritikoi motrat Kardashian për standardet e bukurisë që kishin vendosur.

“Gjëja më e vështirë në lidhje me atë punë është se pashë drejtpërdrejt sesi gratë më të famshme në botë kishin një standard të pamundur bukurie, na shtynë ne të tjerët të bëheshim si ato, të armatosura në atë lloj standardi bukurie për të shitur produkte dhe prapë kurrë nuk ishin të kënaqura”, vazhdon Jessica.

MË TEPËR

Mix45 minuta më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix51 minuta më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix1 orë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix2 orë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix3 orë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix4 orë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Mix5 orë më herët

Billie Eilish: Dikur e kam urryer emrin tim

Billie Eilish mund të ketë fansa në të gjithë botën që e bërtasin emrin e saj, por nëse do të...

Mix5 orë më herët

Chris Martin rrëfen se vuan nga depresioni, zbulon gjërat që e ndihmojnë

Frontmeni i Coldplay, Chris Martin, së fundmi ndau në Instagram luftën e tij me depresionin dhe se si e menaxhon...

Mix5 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Mix5 orë më herët

Oppo prezanton Pad 4 Pro dhe Watch X2 Mini

Oppo ka zbuluar tabletin Pad 4 Pro me ekran 13.2 inç dhe orën inteligjente Watch X2 Mini me ekran AMOLED...

Facebook