Lidhu me ne

Mix

Si ta kuptojmë nëse nuk kemi mjaftueshëm oksigjen në gjak?

Kur trupi ynë nuk ka oksigjen të mjaftueshëm kemi të bëjmë me hipoksemi (hypoxemia). Hipoksemia mund të jetë akute, të shfaqet papritmas për shkak të një situate emergjente, ose kronike, apo mund të shfaqet gjatë kohës.

Këto janë 5 shenjat që në gjak nuk keni mjaftueshëm oksigjen:

Dobësim ose marrje mendësh

Një shenjë e zakonshme e nivelit të ulët të oksigjenit në gjak është dobësimi dhe marramendja me shpejt se normalja. Njerëzit që nuk kanë oksigjen të mjaftueshëm në gjak kur ngrihen shpejt përjetojnë marramendje dhe errësim të shikimit çdo ditë gjatë çdo niveli të dritës ose aktiviteti të zellshëm.

Mjekët thonë, “Muskujt djegin energji pa oksigjen për një periudhë të limituar kohe, por nuk mund të vazhdojnë pafundësisht. Prandaj, nivelet kronike të ulëta të oksigjenit do të shkaktojnë dobësim të muskujve. Do të ishte e pazakontë që një nivel i ulët i oksigjenit të shkaktonte dobësim të muskujve si një simptomë e vetme, pasi do të pritej gjithashtu që të kishte edhe shkurtim të frymëmarrjes”.

Lodhje

Lodhja kronike është një shenjë madhore që tregon që trupi juaj nuk po merr oksigjenin që i nevojitet në gjak. Lodhja që lidhet me hipokseminë është kronike dhe e pafund.

Pa shkëmbimin e duhur të gazeve, trupi nuk e merr oksigjenin që i nevojitet. Kur trupi ka pak oksigjen, ti ndihesh i/e lodhur. Lodhja vjen më shpejt kur mushkëritë nuk mund të thithin dhe të nxjerrin ajrin siç duhet. Të lodhesh më shpejt se të tjerët, ose më shpesh se zakonisht, është gjithashtu një shenjë që trupi juaj nuk po merr mjaftueshëm oksigjen.

Rrahje të shpeshta të zemrës

Ndjenjat e ankthit kategorizohen shpesh sipas rrahjeve të shpeshta të zemrës. Kjo është një shenjë që zemra juaj po punon fort që të dërgojë oksigjen në të gjitha vendet në trup që i duhet të shkojë.

Frymëmarrje e shpeshtë

Sigurisht, mungesa e oksigjenit do të thotë se do të kesh probleme me frymëmarrjen. Kur ke probleme me frymëmarrjen dhe tërheqjen e oksigjenit, si rezultat do të kesh probleme për të marrë oksigjen të mjaftueshëm në gjak.

Dhimbje koke dhe pështjellim

Ke përjetuar ndonjëherë sikur të rreh koka pasi ke mbajtur frymën? Shumë njerëz përjetojnë dhimbje koke, por këto dhimbje të shoqëruara me pështjellime, marramendje dhe mungesë koordinimi mund të jenë një shenjë që trupi nuk po qarkullon sasinë e oksigjenit që i nevojitet.

Truri juaj ka nevojë për një sasi të caktuar të rrjedhjes së gjakut dhe të oksigjenit për të vepruar me efikasitet dhe që ne të ndihemi të shëndetshëm edhe nëse ky mekanizëm dëmtohet, truri juaj njeh mënyra të tjera për të gjeneruar presionin që i nevojitet”, thotë Dr. Patric M. Nemechek.

Dr. Mark Willey thotë: “Pa oksigjen të mjaftueshëm në mushkëri, organet nuk mund të funksionojnë siç duhet. Si rezultat, në rrjedhën e gjakut grumullohen toksina dhe shkaktojnë dhimbje koke vaskulare. Kjo ndodh për shkak se nivelet e ulëta të oksigjenit fillojnë zgjerimin e enëve të gjakut dhe sjellin migrenë”.

Si trajtohet ehipoksemia saktësisht?

Me anë të testeve

Të bësh vizitë tek mjeku dhe të bësh teste për të përcaktuar se sa oksigjen ke në gjak është hapi i parë që bëhet për të trajtuar këtë çështje. Zemra juaj, për shembull, mund të ketë nevojë për ndihmë që të pompojë rregullisht dhe mund të ketë nevojë për mjekime për të pompuar më mirë dhe për të qarkulluar oksigjenin.

Marrja e oksigjenit me tub përmes hundës

Hipoksemia jo shumë e rëndë mund të trajtohet nëpërmjet një maske portative oksigjeni ose kanulës së hundës e cila do të pompojë oksigjen në trup dhe do të lejojë më shumë oksigjen të qarkullojë nëpër gjak.

Përdorim të rregullt të oksigjenit

Kur niveli i oksigjenit në gjak është i ulët një mjek shpesh do të rekomandojë përdorimin e rregullt dhe afatgjatë të oksigjenit. Në varësi të shkallës së nivelit të oksigjenit në gjak, ju mund të përdorni oksigjenin çdo ditë në mënyrë periodike apo dhe gjatë natës.

Nëse dyshoni se keni oksigjen të pamjaftueshëm në gjak, më e mira që mund të bëni është që të lini një takim me mjekun dhe të bëni analizat e duhura për t’u siguruar mbi dyshimet që keni. Niveli i ulët i oksigjenit në gjak ka edhe risqe të tjera shëndetësore ndaj dhe diagnostikimi dhe trajtimi në kohën e duhur është më e mira që mund të bëni.

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix15 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix15 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix15 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix15 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar16 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix16 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike16 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Mix16 orë më herët

Një histori me kullën Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë....

Mix17 orë më herët

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë? Pamjet bëhen virale në rrjet

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta...

Facebook