Radar
Ekonomia e luftës
Kur çmimi i naftës kapërcen çdo limit të arsyeshëm dhe të pajustifikuar nga tregjet dhe në vend që qeveria të nisë urgjent një hetim të thelluar dhe të thërrasë në zyrë “grushtin (aq janë – sa pesë gishtat e dorës)” e tregtarëve që punojnë në këtë treg dhe t’u kërkojë llogari, Kryeministri reciton një fjalë të errët se qytetarët duhet të përgatiten për ditë edhe më të errëta?
Kur gjysma e çmimit të produktit përcaktohet nga taksat që ai vetë i ka vënë dhe thotë se çmimin e përcakton tregu?