Lidhu me ne

Radar

Barra e “luftës” duhet të bjerë edhe mbi luksin e qeverisë.

Protesta për çmimet, gazetari: Për luftën nuk duhet të paguajnë vetëm blerësit, por edhe luksi qeveritar

Protesta për çmimet, gazetari: Për luftën nuk duhet

Rritja e çmimit të naftës duket se ishte shtysa që i dha krahë zemërimit të qytetarëve, për t’u shndërruar në protestë.

Gazetari Lutfi Dervishi në një postim në Facebook, shkruan se pasojat e luftës nuk kanë pse t’i vuajnë vetëm blerësit. “Barra e “luftës” duhet të bjerë edhe mbi luksin e qeverisë”, shkruan Dervishi.

Gazetari i mëshon faktit se ndërsa qeveritë e rajoneve të tjera morën masa për popullin, në mënyrë që ta kishin më të lehtë përballimin e krizës, e kundërtsa ndodhi te ne. Kryeministri Rama në nëj deklaratë tha se e gjitha është kosto e luftës. Dervishi thotë se “parrulla jemi në luftë është mobilizuese, por vetëm kur merret seriozisht nga të gjithë.”

Postimi i plotë:

Për luftën nuk duhet të paguajnë vetëm blerësit!

Protestuesit në Tiranë dhe në rrethe nuk kanë dalë në rrugë vetëm pse u rrit çmimi i karburantit. Janë rritur çmimet e artikujve të konsumit të përditshëm dhe spekullimi galopant me çmimin e naftës ishte pika e fundit që derdhi gotën e zemërimit.

Nëse do të shikonte me vëmendje protestuesit në kryeqytet, qeveria duhet të ketë kuptuar se nuk bëhet fjalë për protestën e radhës, do të shihte protestues të rinj dhe familjarë që dalin në rrugë për të përçuar mesazhin: nuk shtyhet më!

Në vend që të lexonte situatën, kryeministri bashkë me gjysëm e qeverisë shkoi në Dubai në një ekspozitë të rëndësishme, pasi më parë kishte shtuar panikun duke folur për luftë më shumë se presidenti i Ukrainës. Klisheja: çmimet i vendos tregu, nuk ka punë qeveria, sot ra. Qeveria më në fund pranon që duhet të bëj rregullatorin dhe jo të bëhet palë me abuzuesit.

Autoriteti Konkurrencës tha se do të hapë hetim për spekullimin më transparent që është bërë ndonjëherë në Shqipëri: brenda ditës, disa herë gjatë ditës dhe me njoftime në televizion, çmim i naftës nga mëngjesi në mbrëmje u rrit 40 lekë në të njëjtën kohë në të gjithë pikat e karburantit në vend. Se çfarë do të hetojë Autoriteti nuk e di, por gjykuar nga vendimet e mëparshme, nuk është çudi që në fund t’i japë të drejtë abuzuesve.

Të gjitha qeveritë e rajonit gjatë gjithë këtyre javëve morën masa konkrete për t’i lehtësuar barrën publikut. Qeveria shqiptare më në fund vendosi të lëvizë, me vonesë, por gabon kur e vendos fokusin vetëm te çmimi i naftës. Eshtë rritur çmimi bukës dhe si kurrë më parë për këtë po flitet hapur dhe me shqetësim. Një litër vaj lule dielli 3600 lekë?!! Janë rritur çmimet e gjithë artikujve dhe rrogat janë po ato!

Parrulla jemi në luftë është mobilizuese, por vetëm kur merret seriozisht nga të gjithë.

Nëse jemi në kohë lufte, qeveria duhet të ndajë mendjen se në cilën anë është. Koston nuk mund ta paguajë vetëm populli. Nëse është luftë, luftë është edhe për qeverinë- dhe mund të provojnë ministrat dhe zyrtarët të ecin në këmbë. (Një ministre e re, që besoj nuk e njeh as kryeministri u tha gazetarëve sot se “e ka me detyrim të lëvizë me makinë).

Barra e “luftës” duhet të bjerë edhe mbi luksin e qeverisë. Le të kursejnë ku të mundin. Dhe së fundmi luftë është edhe për tregëtarët, luftë është edhe për shitësit, se nuk ka kuptim që në luftë të jenë vetëm blerësit.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar1 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook