Radar
Protesta për çmimin e naftës, aktori Binaj: Zelensky u jep shpresë njerëzve, Rama na thotë shtrëngoni dhëmbët

Pjesë e protestës kundër çmimit të naftës, e rritur në shifra rekord vetëm në pak ditë, ishte edhe aktori i njohur i humorit Florian Binaj.
Ai u ka bërë apel të rinjve që të lënë kafenetë dhe t’i bashkohen protestës. Binaj tha se shqiptarët duhet të bashkohen për të ulur taksat, duke kujtuar se ata rrëzuan diktaturën kur u bashkuan.
“Faleminderit të gjithëve që keni ardhur sot këtu, për t’i treguar të gjithë atyre të rinjve e të rejave që nuk ulen çmimet duke pirë kafe. Nuk ulen çmimet duke parë telenovela turke. I them të gjithë të rinjve e të rejave që Shqipëria është atdheu juaj.
Ejani këtu, bashkë me ne . Ndërkohë që ne protestojmë këtu liderin e kemi në Dubai. Ndërsa në Ukrainë po zhvillohet luftë presidenti i Ukrainës i jep shpresë njerëzve , ndërsa ky i jonë thotë shtrëngoni dhëmbët. Shqiptarët rrëzuan diktaturën kur u ngritën të gjithë bashkë. Po të çohemi të gjithë, jo vetëm ulim taksat por marrim dhe atë që na takon si qytetarë”, tha aktori, i cili irozinoi edhe kryeministrin Rama dhe kreun e PD Bash me pankartën ‘pikante’.
