Mix
Sa minuta duhet të zgjasë dushi, flet shkenca
Momenti i vogël i ditës së luksit personal është koha që i kushtojmë vetes në vaskë. Janë minutat në të cilat koha ndalon, relaksimi absolut na “bie” me ujin e vrullshëm, i cili teksa largohet merr me vete çdo copë stresi dhe ankthi.
Megjithatë, si çdo gjë në jetë, ajo një ditë mbaron.
Sado që ju pëlqen kjo ndjenjë, duhet të mësoni se nuk është e shëndetshme të kaloni më shumë se 20 minuta nën ujë.
Sipas studimeve, në fakt u theksua se duke qenë se gjëndrat dhjamore sekretojnë disa vajra, të cilët e mbrojnë lëkurën nga faktorët e jashtëm, ndërkohë që e mbajnë të hidratuar, nuk është ideale ta teprojmë me kontaktin tonë me ujin.
Kur zgjasim qëndrimin në dush, vrazhdësia dhe dehidratimi na afrohen një hap më shumë, ndërsa banja shumë e shpeshtë largon bakteret nga lëkura të dobishme për ekuilibrin e saj të qetë.
Në disa raste, më ekstreme, lëkura e thatë dhe e dehidratuar e etur mund të shkaktojë edhe plagë.
Prandaj, nevoja për të aplikuar krem hidratues menjëherë pas banjës duket se është e domosdoshme për të shmangur çdo pasojë të padëshiruar. Në fund të fundit, një masazh i vogël tonik do t’ju japë më shumë shtysë për të dalë përfundimisht nga dushi.