Mix
Pas sherrit me opinionisten, Robert Aliaj vendos të largohet nga “Love Story”

Opinionistja Jerina Lalaj, pas sherrit me Robert Aliajn, ka lënë programin “Love Story” javën e kaluar.
Moderatorja Alketa Vejsiu njoftoi se, është vendsour me mirëkuptim që Robert Aliaj të mos e vazhdojë më eksperiencën në “Love Story” këtë vit.
“Jerina e ka lënë javën e kaluar për arsye që i dini. E falënderoj për rrugëtimin që ka pasur me ne në këto dy edicione. Ndërkohë që Robert Aliaj ka bindjet e tij që nuk i negocion, që ne i respektojmë dhe me mirëkuptim kemi vendosur ne dhe produksioni që ai të mos e vazhdojë më eksperiencën në ‘Love Story’ këtë vit”, u shpreh Vejsiu.