Lidhu me ne

Kryesore

Lulzim Basha nuk ekziston më politikisht.

Koment nga Respublica.al

Lulzim Basha punoi që në 2018-n për shmangien e dorëheqjes pas humbjes,  përjetësoi mandatin e tij në krye të PD – Berati.TV

E krijoi edhe Basha disidencën e tij

Mediat kanë raportuar për një mbledhje të forumeve kryesore të PD-së gjatë së cilës është debatuar. Madje disa deputetë I kanë kërkuar Lulzim Bashës të japë dorëheqjen pas rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit. 
Sigurisht që nuk ka asnjë logjikë të mbështesë më z. Basha në pozitën e tij të tanishme. Zotit Basha i kanë shteruar edhe alibitë, teksa siç rapotohet i ka quajtur zgjedhjet e fundit si kurth. Këtë padyshim nuk e beson as vetë zotëria. 

Kryelajmi i disidencës së re brenda PD-së, ishte dorëheqja e Agron Gjekmarkaj, bërë aty ku ky i fundit di të shkëlqejë: në Facebook. Ky akt do marrë me rezervë, sepse dorëheqje të tilla janë një status që mund të fshihet e mandej të mohohet. Jetojmë në kohë e defiçitit të madh të seriozitetit, mall ky fare pa kërkesë në anët tona. 
Vijnë pastaj me radh emrat e atyre që kërkojnë dorëheqje. Parimisht e drejtë.

Por ne duhet të pyesim: çfarë mbështetën këta zotërinj kur shkuan pas një njeriu që me vullnet personal, doli në media e njoftoi përjashtimin e një anëtari të partisë, pa u konsultuar me askënd? Cili parim, cila e drejtë, cili kod e justifikon këtë? 
Asgjë. E mbështet vetëm oportunizmi i disa njerëzve që deri më dje i jargaviteshin gjithë adhurim të rremë z. Basha me apelin: Udhëhiq, kurse sot janë kujtuar të flasin për shqiptarët e zhgënjyer. 
Lulzim Basha nuk ekziston më politikisht. As në korridoret e selisë ku mund të hyjë e të dalë, por thjesht si vizitor të cilin e shoqëron vetëm hija.

Mirëpo përtej këtij momenti të cilin nuk po do ta besojë ndoshta edhe ndonjë ambasadë në Tiranë, çështja shtrohet te kredibiliteti i fytyrave të vrerosura të PD-së sot, të cilët nëse nuk kishin kuptuar se po shkonin në theqafje pikërisht se askush nuk i merr seriozisht, atëherë nuk kanë lidhje me politikën. Me shoqërinë ku jetojnë, me kërkesat e saj. 

Ajo parti ka humbur rrugën, qëllimin dhe funksionimin. Ajo është një hapësirë e zënë në anë të Lanës nga disa njerëz që duhet të largohen sepse kanë tetë vjet që i mungojnë apelit të interesit publik në Shqipëri.

Metoda dhe mekanizmi me të cilin duhet realizuar kjo është një formalitet që nëse nuk e vë në lëvizje vullneti politik, do ta bëjë vota që mund ta shumëzojë me zero këtë 6% e tanishëm.

Është e udhës që të mos arrihet deri në këtë poshtërim I cili emancipohet vetëm kur e asocion me Lulzim Bashën, por me asnjë interes sado malinj.

Oxhaku i asaj ngrehine ka rënë dhe shtëpia e opozitarizmit duhet rithemeluar pa u kufizuar në emra, sigla e logo që nuk thonë më asgjë, kushdo që t’i marrë në kontroll.

MË TEPËR

Kryesore4 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal23 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar24 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike1 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet1 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske1 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar1 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar1 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar1 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske2 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Facebook