Mix
Çiljeta poston foton e rrallë me Albanin: “Dielli im”!
Çiljeta ka postuar si rrallëherë një foto me partnerin e saj Alban Hoxha duke kremtuar në këtë mënyrë 6-vjetorin e tyre të lidhjes. Ajo përgjithësisht ka preferuar ta mbajë jetën private larg vëmendjes së publikut, e postime të këtij lloji janë të rralla.
Por duket vendosi ta bënte së fundi një përjashtim, dhe në një urim publik në Instagram shkruan:“Sot gjashtë vjet bashkë, dielli im”.
Disa muaj më parë, u tha se dyshja janë gati ta hedhin hapin e madh, dhe ta cojnë lidhjen e tyre në një nivel tjetër.
Megjithatë, asgjë nuk dihet me saktësi pasi si Ciljeta, ashtu edhe Albani nuk i kanë konfirmuar të tilla pretendime.