Radar
“Nuk kam humbur asnjë garë në jetën time!”/ Lulzim Basha “shastis” gazetarët
Lulzim Basha
Pas humbjes së thellë të zgjedhjeve, ku e katandisi Partinë Demokratike në forcë të tretë, Lulzim Basha ka dalë para gazetarëve, duke lëshuar disa deklarata të pabesueshme.
Ai tha se procesi i 6 marsit ishte “anomali e anomalisë” dhe shtoi se ai “nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij”!
Basha u mbrojt disa herë duke thënë se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe se pjesëmarrja ishte vetëm 30 përqind.
Por gazetarët insistuan se ai është arsyeja kryesore se përse është kjo pjesëmarrje e ulët.
Pikërisht në këtë moment, Basha i befasoi të pranishmit kur tha se nuk ka humbur asnjë garë në jetë edhe pse deri sot numëron plot 5 humbje rresht.
“Jam përballur me masakra zgjedhore, por unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Sot nuk po flasim për mua. Trekëndëshi i Bermudës gjithçka e ka për interesa personale. Lufta ime nuk është për fatin tim personal, por për shqiptarët. Kush më kërkon të braktisë kët beteja, do të zhgënjehet!”, tha Basha.