Lidhu me ne

Kioske

Mësues i shkreti…

Koment nga Ardit Haxhija

Zgjedhje miq! – Podiumi Lajmet më të fundit në Shqipëri


Para se të ikja nga Shqipëria, punoja në një nga shkollat më prestigjioze të vendit. Përpos reputacionit të lartë të shkollës, pagesave të larta të nxënësve, pagesat e stafit ishin ndër më qesharaket në treg.

Edhe pse pjese e jona ishin nxënësit më të rëndësishëm të vendit, bordi i shkollës besonte që infrastruktura e jashtme ishte reklama më e mirë për të peshkuar sa më shumë nxënës. Investoheshin pafund lekë reklama televizive, fasada shkollash, ambiente luksoze por kur vinte puna te mësuesi shihej si dorë e dytë, vecanërisht ai shqiptar.

Mësuesi asnjëherë nuk vlerësohej si pjesë e rëndësishme e këtij procesi dhe ndoshta akoma dhe sot vazhdojnë me të njëjtën mendësi.

Mendësi e tillë e pjesës më të madhe të shkollave shqiptare ku mësuesi duhet të jetë ai i shkreti që vjen me biçikletë, duke u lagur në shi e duke u mëshiruar me shprehjen gjynah i shkreti, mësues.

Qëndrimi për disa vite në një punë të tillë të bën të mësohesh me realitetin. Ushqimi i drekes që servirej në shkollë apo transporti alla sistem komunist reklamohej si pjesë e rroges së ‘majme’ që varionte nga 300-500mijë lekë të vjetra.

Mësuesi i ‘shkretë’ për të përballuar realitetin ekstremisht të shtrenjtë, dy – tre apo katër punësohej që në fund të muajit të mbijetonte. 


Me ikjen nga Shqipëria kuptova
që realiteti i mësuesit ishte krejtësisht i ndryshëm. Mësuesi ishte dikush që vinte në punë me makinë të mirë me të njëjtin nivel me studentët apo më mirë.

Kuptova që atje mësuesi jetonte në shtëpitë e niveleve të mesme e lart. Mësuesi atje bënte pushime disa herë në vit në vende të ndryshme. Ushqehej shumë mirë, blinte rroba të cilësive të mira e në fund prapë kishte vend për kursime.

Ndërkohë mësuesi nuk kishte nevojë të dy-tre punësohej. Punonte 8 ore në ditë dhe cdo dite ishte i çlodhur dhe i lumtur me punën që bënte.

Ishte i qetë mendërisht, kishte kohë për nxënësit, për kolegët, për veten e për familjen.  Mbi të gjitha mësuesi trajtohej me dinjitet dhe admirim nga njerëzit rreth e rrotull. 


Doktori mirë-paguhet sepse të shpëton jetën.Inxhinieri mirë-paguhet sepse të bën shtëpinë.

Ekonomisti mirë-paguhet sepse të mban ekonominë.

Gjyqtari mirë-paguhet sepse bën drejtesine.

Politikani mirë-paguhet sepse ndërton shtetin.

Mësuesi keq-paguhet sepse shkollon gjithë këto më lart!!!


Për sa kohë që mësuesi në Shqipëri do të trajtohet pa dinjitet, mos prisni që brezat e ardhshëm të kenë kualitet.

Për sa kohë që mësuesi te nëpërkëmbet mos prisni qe t’ju ofrohet cilësi për fëmijët tuaj(si ne shtet si ne privat).

Shkollën e bëjnë mësuesit e jo pronarët kokëbosh që me diploma apo pa diploma mendojnë se bota është në duart e tyre.


Gëzuar 7-Marsin i dashur Mësues. Plot dinjitet e me kokën lart pasi je maja e piramidës shoqërore!!!

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook