Radar
Provokon Vuçiç? Ngre dolli me të birin për ditëlindje mbi hartën e Serbisë, përfshin edhe Kosovën (FOTO)

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçic festoi dje 52-vjetorin e tij të lindjes.
Këtë ditë të veçantë, lideri serb vendosi ta kalojë me familjarët dhe në rrjete sociale duket duke ngritur dolli me djalin e tij, Danilo.
Por ajo që i tërhoqi vëmendjen ndjekësve ishte torta e ditëlindjes.
Torta e Vuçiç është në formën e hartës së Serbisë, por me një ndryshim. Për t’i “realizuar” dëshirën, në hartë përfshihet edhe Kosova.
“Danilo dhe unë. Së bashku ne mund të bëjmë gjithçka!”,-shkruan Vuçiç.
