Lidhu me ne

Radar

Katër mënyra se si ka ndryshuar bota që kur Rusia pushtoi Ukrainën

Katër mënyra se si ka ndryshuar bota që kur Rusia pushtoi
Pushtimi rus i Ukrainës ka marrë qindra jetë për shkak të sulmeve e bombardimeve të vazhdueshme. Por jo vetëm në Ukrainë, lufta po ndikon kudo në gjithçka, nga siguria ushqimore te çmimet e naftës dhe gazit.

Këtu janë katër mënyra se si bota ka ndryshuar në 10 ditë që kur lufta shpërtheu në Evropë.

Rendi botëror është në ndryshim
Pushtimi i Ukrainës nuk solli një epokë të re të politikës së fuqive të mëdha. Ishte pasthirrma e dhunshme që konfirmoi një nga ndryshimet më të rëndësishme në rendin gjeopolitik botëror.

Ndër vite terrorizmi global tërhoqi vëmendjen e shumë liderëve perëndimorë. Al Kaeda dhe ISIS ishin armiqtë numër 1 të demokracisë që vunë në hije Kremlinin, i cili nuk shihej më si i njëjti kërcënim si dikur.

Ish-oficeri i inteligjencës së KGB-së, agjencisë kryesore të sigurisë për Bashkimin Sovjetik, mori detyrën në vitin 2000 dhe u zotua se do t’i kthente Rusisë lavdinë e mëparshme, nëse duhej edhe përmes forcës ushtarake. Si kryeministër në vitin 1999, Putin filloi një ofensivë në republikën ruse të Çeçenisë kundër guerrilasve separatistë. Në vitin 2008, pushtoi Gjeorgjinë dhe njohu dy republika separatiste në vend.

Më vonë, mbështetja e Putinit për presidentin sirian Bashar al-Assad, gjoja si një aleat në luftën kundër terrorizmit, nuk e ndihmoi me demokracitë perëndimore, për shkak të raporteve të besueshme të një vendimi të diktatorit sirian për të sulmuar popullin e tij me armë kimike. Vendimi i Putinit për të aneksuar Krimenë në vitin 2014 dhe për të mbështetur separatistët në Ukrainën lindore çoi në sanksione dhe u dënua ashpër.

Por Putin mbeti një lojtar dhe partner i rëndësishëm, megjithëse jo fort i këndshëm, për liderët nga Uashingtoni në Varshavë gjatë viteve 2010. Rusia ishte faktor i rëndësishëm në luftën kundër ISIS, furnizuesi kryesor i Evropës me energji dhe ndihmoi në negocimin e pakteve të mëdha diplomatike si marrëveshja bërthamore e Iranit e vitit 2015.

Pushtimi i javës së kaluar mund t’i ketë dhënë fund këtij pozicioni të Putin karshi liderve më të fuqishëm. Pas një çerek shekulli që bota perëndimore bashkëpunonte me Putinin, ai tregoi që ishte i pabesë.

Si kundërpërgjigje, bota perëndimore goditi Rusinë me sanksione të paprecedentë që kanë dëmtuar institucionet e saj financiare, duke e çuar ekonominë dhe rublën në nivelet më të ulëta, madje këto sanksione kanë shënjestruar personalisht Putinin dhe disa nga rrethi i tij i brendshëm.

Europa është më e bashkuar
Pushtimi i Rusisë ka nxitur gjithashtu Bashkimin Evropian të marrë vendime sigurie që do të ishin të paimagjinueshme disa javë më parë.

Megjithëse blloku ka qenë për vite me radhë një nga lojtarët më të fuqishëm ekonomikë në botë, nuk kishte arritur ta kthente atë forcë në fuqi ekuivalente gjeopolitike. BE-ja ka qenë historikisht e ndarë në lidhje me atë se sa kontroll qendror duhet të ketë Brukseli mbi politikën e jashtme.

Mendimi i Evropës për mbrojtjen, sigurinë dhe punët e jashtme ka evoluar vite dritë brenda pak ditësh. Tronditja që lufta po kthehet në Evropë ka bashkuar 27 shtetet anëtare të BE-së. Blloku tani po përdor fuqinë e tij ekonomike për qëllime gjeopolitike, duke synuar Rusinë me paketën më të fortë të sanksioneve që ka vendosur ndonjëherë.

Blloku ka siguruar, për herë të parë ndonjëherë, financa për blerjen e armëve për Ukrainën. Gjermania, e cila për dekada ka kundërshtuar një qasje të militarizuar ndaj politikës së jashtme, tani po merr pjesë në armatosjen e Ukrainës dhe po rrit shpenzimet e saj ushtarake për sigurinë e vendit.

Një milion njerëz refugjatë
Një milion njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre njavën e parë të pushtimit rus të Ukrainës – një nga migrimet më të shpejta dhe më të mëdha të njerëzimit në dekadat e fundit. Për shembull, u deshën tre muaj që një milion refugjatë të largoheshin nga Siria në vitin 2013, kur largimet ishin në nivelin më të lartë.

Nëse luftimet vazhdojnë dhe, siç tha një burim francez i afërt me presidentin Emmanuel Macron, më e keqja ende nuk ka ardhur, Europa mund të përballet me një krizë të paprecedentë refugjatësh.

E ardhmja e refugjatëve mbetet e paqartë. Nëse Rusia rrëzon qeverinë ukrainase të zgjedhur në mënyrë demokratike, a do të duan këta njerëz të kthehen në shtëpi? Dhe çfarë do të ndodhë nëse, pas luftimeve, ata nuk kanë më shtëpi ku të kthehen?

Ushqimi dhe karburanti
Çmimet e gazit në Shtetet e Bashkuara kanë pësuar rritjet më të mëdha që pas uraganit Katrina në 2005. Ekspertët janë të shqetësuar se çmimet e ushqimeve mund të rriten pas rritjes që pësuan vitin e kaluar për shkak të pandemisë.

Luftimet në Ukrainë kanë pasur kosto ekonomike dhe njerëzore në të gjithë globin, veçanërisht kur bëhet fjalë për energjinë.

Megjithëse Evropa ka vitë që thotë se duhet të heqë dorë nga energjia ruse, Moska është furnizuesi më i madh i BE-së me naftë dhe gaz natyror. Evropa mund të mbijetojë nëse Rusia mbyll furnizimin, por nuk do të ishte e lirë apo e lehtë.

Konflikti mund të përcaktojë gjithashtu nëse familje në mbarë botën mund të vendosin ushqim në tryezë. Vetëm në Ukrainë, tre deri në pesë milionë njerëz do të kenë nevojë për mbështetje ushqimore menjëherë, tha drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit (ËFP), David Beasley.

Por Rusia dhe Ukraina janë gjithashtu disa nga prodhuesit kryesorë në botë të grurit. Së bashku, ato përbëjnë 23% të të gjitha eksporteve globale. Megjithëse Ukraina quhet shporta e bukës së Evropës, shqetësimet janë veçanërisht të larta në Lindjen e Mesme – blerësi i tretë më i madh i grurit në Kiev në vitin 2020/2021, sipas Departamentit të Bujqësisë së SHBA-së. Më shumë se 40% e eksporteve të fundit të grurit të vendit shkuan vetëm në Lindjen e Mesme ose Afrikë.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet3 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore3 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet4 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook