Letersi
Jashtë – Poezi nga Bilbil Beqiri
![Mountain Fresh - Futuramic Clean Water Center](https://omahawater.com/wp-content/uploads/2015/03/spout_inmountains.jpg)
Jashtë – Poezi nga Bilbil Beqiri
Nga maja e malit
nisej rrëke e gjatë,
rridhte ditë e natë.
Ëndërronte,
ngulmonte
në det të tretej,
të bëhej valë
e aty të mbetej.
Dikur,
në kthetrat e mallit,
rrëke e gjorë
Zuri të vajtonte.
Kthjelltësinë kishte humbur.
Malin kërkonte.
Njeriu, synon metropolet, karrierën, suksesin, por gjatë rrugës humb pak nga pak pastërtinë dhe mirësinë e tij.
Vjen dita dhe ndiejmë mall për kohën kur ishim të pastër në mendje dhe në shpirt, por kthimi prapa duket i pamundur tashmë…