Radar
VIDEO/ Çfarë guximi! Rusët qëllojnë me armë, ukrainasit s’bëjnë as një hap pas

Krahas luftës me armë në mjaft zona, ukrainasit janë duke protestuar edhe në qytetet ku rusët kanë marrë kontrollin pas përballjeve të ashpra të armatosura.
Njëra prej protestave është duke u zhvilluar në qytetin Kherson që u mor nga rusët pak ditë më parë.
Ukrainians march towards Russian soldiers while getting shot at. Everyone must watch this video. pic.twitter.com/gclsykDS9P
— Anastasiia Lapatina (@lapatina_) March 5, 2022
Sipas BBC, rreth 2,000 njerëz dolën në rrugë për të protestuar mëngjesin e sotëm. Ata marshuan nëpër qendrën e qytetit, duke valëvitur flamuj dhe duke kënduar himnin kombëtar të Ukrainës, ndërsa thërrisnin “Rusë shkoni në shtëpi” dhe “Khersoni është Ukrainë”.