Radar
Trupa të pajetë në rrugët e qytetit, Volnovakha është shkatërruar!
90% e qytetit të Volnovakha u shkatërrua nga bombardimet. Këtë e deklaroi parlamentari lokal Dymitro Lubinets për “Kiev Independent”.
Trupat e pajetë janë të shtrira në rrugët e qytetit, ende të pambledhura dhe njerëzit janë fshehur nëpër strehimore dhe po u mbarojnë ushqimet. Së shpejti do të nisë evakuimi edhe në Volnovakha.
Forcat ruse hapën zjarr ndaj një makine në të cilën po udhëtonin civilë në lagjen Bucha, afër Kievit, duke vrarë dy persona. Mes dy të vrarëve, ishte edhe një vajzë vetëm 17 vjeç. Gazeta “Kiev Independent” shkruan se janë plagosur edhe katër persona të tjerë.