Mix
Ukraina në luftë, Olena Zelensky merr detyrën e rëndësishme!

Bashkëshortja e presidentit të Ukrainës, Olena Zelenska, është angazhuar në frontin humanitar të luftës.

Me anë të një postimi në Instagram ka lajmëruar se përmes një grupi në Telegram, drejtuar nga ajo, kushdo mund të marrë jo vetëm përgjigjet e shumë pyetjeve që ka, por edhe ndihmë psikologjike, kujdes mjekësor, kujdes për kafshët nga vullnetarë të ndryshëm.

“Ne do të kontrollojmë dhe përmirësojmë këtë kanali komunikimi. Le të jetë kjo selia jonë informative, e rezistencës. Sepse ndërgjegjësimi shpëton jetë”, ka shkuar ajo ndër të tjera.

Olena Zelenska dhe dy fëmijët e saj po qëndrojnë në Ukrainë. Vendndodhja fikse e tyre nuk është bërë publike për arsye sigurie.