Mix
“Këndon në tre gjuhë”, Ronela Hajati publikon klipin dhe versionin e ripunuar të “Sekret”
Ronela Hajati ja publikuar klipin zyrtar të këngës së saj “Sekret” me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022” në Itali.
Në këtë klip, Ronela portretizon një mbretëreshë të lashtë shqiptare me një të kaluar historike. Videoklipi përfshin versionin e saj të rinovuar të këngës, me të cilin ajo do të konkurrojë në Eurovision 2022 në Torino.
Versioni i rinovuar është kryesisht në anglisht. Por përmban edhe disa pjesë në shqip, të cilat fansat i adhuruan në FiK, si dhe disa fjalë spanjisht për të gëzuar kështu dhe fansat e saj spanjollë, të cilët kanë qenë super mbështetës që në ditën e parë të daljes së “Sekretit”. Duhet të theksojmë se Ronela Hajati është edhe një folëse e mirë e gjuhës spanjolle.
Për videon e këngës Ronela ka punuar me producentin Ledion Liço dhe stilistin Niko Komani. Në video, Ronela portretizon një mbretëreshë shqiptare që vuan dhe lufton për dashurinë pasi zbulohet sekreti i saj. Gjatë videos, aktori shqiptar, Florim Agalliu, i bashkohet si dashuri e saj.
“Të gjithë e dinim se Ronela Hajati ishte një mbretëreshë figurative,”- shkruan Wiwiblogs për klipin e saj, duke e komplimentuar pafund për videoklipin.