Lidhu me ne

Radar

BIRN: Nafta vendosi rekord me 210 lekë/l, por qeveria e ka në dorë ta zbusë çmimin

Çmimi i naftës në Tiranë arriti në 210 lekë për litër për shkak të trazirave në tregun ndërkombëtar. Megjithatë, taksat mbi naftën janë përgjegjëse për dy të tretat e rritjes së çmimit dhe qeveria e Edi Ramës e ka në dorë që t’u heqë shqiptarëve pjesën më të madhe të rritjes së çmimit, pa pësuar rënie në të ardhurat buxhetore.

Nga Gjergj Erebara, BIRN

Çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar u rrit në 115 dollarë për fuçi gjatë ditëve të fundit ndërsa bota përballet me krizën më të vështirë të shumë dekadave, luftën në Ukrainë dhe nevojën për të izoluar ekonomikisht Rusinë, vendin me ekonominë e njëmbëdhjetë më të madhe në planet. Siç duken punët, kriza ka gjasa do të vijojë gjatë dhe çmimet e naftës, (Rusia zë 10% të prodhimit botëror të naftës), do të vijojnë të rriten apo do të qëndrojnë në nivele të larta edhe për shumë kohë.

Në Tiranë, të premten çmimi i naftës arriti në 210 lekë për litër, për herë të parë në historinë e vendit.

Pasojat ekonomike të një inflacionimi të tillë të një produkti kyç si nafta janë të shumëfishta. Njëra anë është rritja e përgjithshme e çmimeve në produktet e tjera, ndërsa ana tjetër është një fenomen i identifikuar fillimisht në vitet 1970, gjatë një krize të mëparshme të çmimeve të naftës. Quhet stragflacion dhe nënkupton situatën kur, njerëzit, të detyruar të rezervojnë më shumë buxhet personal për të paguar naftën, detyrohen të kursejnë në mallra e shërbime të tjera, gjë që e vë ekonominë njëkohësisht në gjendjen e rritjes së çmimeve dhe gjithashtu, në ngërç në prodhim, në stanjacion ose në rritje të ngadaltë të prodhimit, për shkak se njerëzit kursejnë për mallra e shërbime të tjera. Fjala vjen, nëse një qytetar shkon një fundjavë në plazh, për shkak se i duhet të ndajë mënjanë më shumë para për naftën, i kursen vetes një drekë në restorant, duke sjellë më pak para për restorantin, kamerierin, peshkatarin apo fermerin e zarzavateve.

Për shkak se kriza është në Rusi, duket se shqiptarëve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të durojnë. Por ama ka diçka që, ndonëse nuk e kompenson tërësisht rritjen e çmimit të naftës, mund ta zbusë rritjen në pjesën më të madhe të saj. Ky mekanizëm është politika fiskale dhe, nëse përdoret siç duhet, mund të pakësojë barrën e çmimit të lartë të naftës te qytetarët pa shkaktuar rënie në të ardhurat buxhetore.

Aktualisht, çmimi i naftës në Shqipëri është rritur kaq shumë jo se çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar është rritur në rekord historik, por për shkak se taksat në Shqipëri janë rritur në rekord historik.

Për shembull, në vitin 2008, çmimi i naftës në bursën e Londrës ishte 140 dollarë për fuçi ndërsa në Shqipëri, çmimi i naftës ishte 170 lekë për litër. Sot, ndonëse çmimi i naftës në treg ndërkombëtar vijon të jetë më poshtë se sa rekordi historik, çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur në 210 lekë për litër dhe ka gjasa do të rritet akoma më tej.

Shkaku për këtë situatë është që, gjatë viteve 2014-2017, ndërsa çmimi i naftës në treg ndërkombëtar ra në 30 apo 40 USD për fuçi, taksat në Shqipëri mbi karburantet, të vendosura nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, u rritën vazhdimisht dhe vazhdimisht. Taksa e parapëlqyer për t’u rritur nga qeveria quhet taksa e qarkullimit, e cila mbahet në lekë për litër nafte të importuar apo të prodhuar në vend. Në vitin 2013, kjo taksë ishte 7 lekë për litër ndërsa aktualisht është 27 lekë për litër. Barra e përgjithshme e taksave mbi karburantin u rrit nga afërsisht 60 lekë për litër në vitin 2010, në rreth 100 lekë për litër para se të fillonte kriza aktuale.

Jo të gjithë humbasin para nga rritja e çmimit të naftës. Qeveria, e cila takson me Tatim mbi Vlerën e Shtuar çdo litër naftë dhe të gjitha taksat e paguara për çdo litër naftë, ka gjasa do të arkëtojë miliona dhe dhjetëra miliona euro më shumë si pasojë e rritjes së çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar.

Duke qenë se taksat mbi naftën rriten pothuajse në proporcion me rritjen e çmimit të naftës, atëherë një rritje me, fjala vjen, 30% e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar do t’i japë qeverisë një rritje në të ardhura afërsisht 30%. Qeveria ka gjithashtu në dorë që t’i ulë taksat mbi karburantet, në mënyrë që një rritje çmimi në tregun ndërkombëtar me 30% të reflektohet në tregun shqiptar me një rritje të çmimit final me 10 apo 15%. Kjo natyrisht që nuk do të shkaktojë rënie të të ardhurave të qeverisë, por ama do t’i kursejë qytetarëve shuma të konsiderueshme parash, të cilat, këta të fyndit, do të kenë mundësinë t’i shpenzojnë në mallra dhe shërbime të tjera, me qëllim që dëmi i përgjithshëm në ekonomi nga stragflacioni, të jetë më i paktë.

Qeveria e ka jashtëzakonisht shumë të thjeshtë këtë punë: mjafton që të ngrejë kartonët në parlament dhe të fillojë të taksojë më pak importet e naftës për muajin pasardhës, me dakordësinë që, nëse çmimet rriten më tej, barra mbi karburantet të mbahet konstante. /Reporter.al

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore2 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar2 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet3 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore3 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook