Radar
“Si ndiheni që keni përlyer duart me gjak?”/ Gazetari vë në vështirësi Lavrov, ja si përgjigjet ministri rus
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov, ka mbajtur një konferencë me gazetarët e huaj.
Një pyetje e bërë nga një gazetar në adresë të ministrit, e ka vendosur jo pak në vështirësi këtë të fundit. Gazetari thotë se në Ukrainë po vriten fëmijë e gra, ndërsa ministri i përgjigjet se një gjë e tillë ka ndodhur edhe në rajonin e Donbas-it.
Gazetari: Si e ndjeni veten kur vriten fëmijë në Ukrainë nga lufta dhe ju i keni duart e’ përlyera me gjak’ në këtë çështje?
Në përgjigje të tij, Lavrov tha se “gratë, fëmijë dhe të moshuar janë vrarë me mijëra në rajonin Donbas të Ukrainës lindore”.
‘Nuk mund të them asgjë më shumë sesa këto që thashë’.
Ai i referohet vdekjeve gjatë konfliktit midis separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase në Donbas midis 2014 dhe 2022, jo vdekjeve gjatë pushtimit aktual rus të Ukrainës.