Mix
Miku i ngushtë i Putinit, Steven Seagal flet për pushtimin rus në Ukrainë: Po shpenzojnë shuma parash në propagandë…
Aktori i famshëm Steven Seagal, ka reaguar në lidhje me pushtimin Rus ndaj Ukrainës. Ai u shpreh se dy vendet i sheh si një familje, duke shtuar se ka faktorë të jashtëm të cilët po provokojnë luftën mes dy vendeve.
“Shumica prej nesh kanë miq dhe familje në Rusi dhe Ukrainë” tha ylli i aksionit për Fox Neës. “Unë i shikoj të dyja si një familje dhe me të vërtetë besoj se është një ent i jashtëm që shpenzon shuma të mëdha parash në propagandë për të provokuar që të dy vendet të jenë në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin. Lutjet e mia janë që të dy vendet të arrijnë në një zgjidhje pozitive, paqësore, ku ne mund të jetojmë dhe të lulëzojmë së bashku në paqe,” tha ai.
Vitin e kaluar, Ukraina e ndaloi Seagal-in të hynte në vend për pesë vjet, duke përmendur arsyet e sigurisë kombëtare.
Ai njihet edhe për miqësinë e ngushtë që ka me presidentin rus, Vladimir Putin. Në vitin 2016, Putin i dha Seagal-it një pasaportë ruse. Seagal ka qenë një vizitor i rregullt në Rusi dhe ka shoqëruar Putinin në disa ngjarje të arteve marciale.