Kioske
Ikona Zelenski
Ikona Zelenski – Koment nga Erjon Saliasi
Kisha kohë që faqet e mediave informative i kisha fshirë nga rrjetet sociale ku jam (disi) aktiv.
Kjo për arsye se ndihesha shumë i lodhur nga figura të tejkonsumuara politikanësh.
Në këtë javë luftë kërkoj me ngulm të lexoj lajme.
Jo se jam maniak lufte, por sepse po del në pah një figurë politikani ashtu si duhet të jetë politikani i vërtetë.
Zelenski është ikone e politikanit edhe pse vetë ai më shumë modesti e refuzon duke thënë se ikona në fakt është Ukraina.
Po, Ukraina është ikonë e një kombi ashtu si kombi duhet të jetë, por Zelenski është ikona e njeriut ashtu si njeriu në krye të njerëzve duhet të jetë.
Nëse Zelenski shpëton gjallë nga kjo që duket si lufta mes të mirës dhe të keqes, uroj të jetë president për aq kohë sa të jetë kështu si është.
Uroj që të jetë burim i pashtershëm i frymës që ka sjellë këto ditë për botën, sidomos për ata që marrin përsipër të udhëheqin.
Nëse ka ndonjë arsye se përse Ukraina me popullin dhe presidentin e saj nuk pranohen në BE, duhet të jetë vetëm se janë OVERQUALIFIED!