Lidhu me ne

Mix

Kur bëhet testi i shtatzanisë? Pas sa ditësh mund të kuptohet shtatzania?

An Overview of Pregnancy

Si funksionon testi i shtatzanise dhe pas sa ditësh mund të kuptohet shtatzania?

Mendoni se jeni shtatzanë? Blini një test shtatzanie sa më parë të jetë e mundur!

Nëse keni dyshime se një shtatzani e mundshme është duke u zhvilluar në trupin tuaj duhet të siguroheni duke bërë një test shtatzanie. Avantazhi i kryerjes së testit të shtatzanisë është komoditeti që ai ju fal duke qënë se mund të bëhet brenda 3-4 minutash edhe në kushte shtëpie. Testi i shtatzënisë ka për qëllim të informojë nëse një femër është shtatzënë apo jo. Hormoni Beta HGH mungon tek një grua që nuk është shtatzënë dhe mund të zbulohet disa ditë pas konceptimit.

Si bëhet testi i shtatzanisë dhe pas sa ditësh mund të kuptohet shtatzania?

Testi urinar i shtatzanisë

Është më i përdoruri. Mund të blihet në një farmaci dhe lejon që prezenca e hormonit të HCG të zbulohet në urinë. Në fakt antitrupat veprojnë pozitivisht ose negativisht në pamjen e saj, duke krijuar një shenjë të veçantë. Testi urinar konsiderohet të jetë i besueshëm dhe vetëm në raste të rralla është pozitiv nëse nuk ka shtatzëni. Ndodh që testi del negativ, por që ju jeni shtatzënë dhe ko ndodh sepse e keni zhvlluar shumë shpejt ose ka qenë i skaduar.

Testi i urinës do të bëhej thjesht duke marrë një kampion urine. Në këtë mënyrë funksionojnë pothuajse të gjitha testet që përdoren në kushte shtëpie. Ato janë në gjendje të vlerësojnë prezencën ose jo të hormonit të shtatzanisë (beta hCG) në urinën tuaj. Bëhet fjalë për një hormon që prodhohet nga implantimi i embrionit në mitër, gjë e cila ndodh pas rreth 6-7 ditësh nga dita e fekondimit.
Funksionimi i testit është shumë i thjeshtë. Do të mjaftonte të vendosnit testin për disa sekonda nën fluksin e urinës, ose të hidhni pak urinë në vendin e posaçëm. Testi mund të bëhet në çdo moment të ditës, por idealja do të sihte të bëhej në mëngjes, pasi në këtë moment hormoni është më i përqëndruar.

Kur mund të bëhet testi i shtatzanisë?

Ju mund të bëni një test shtatzanie që në momentin e parë që keni një vonesë cikli dhe dyshoni se jeni shtatzanë, ose edhe rreth dy javë (14 ditë) pasi keni pasur një marrëdhënie seksuale të pambrojtur. Megjithatë testi është në gjendje të nxjerrë në pah prezencën e hormonit të shtatzanisë edhe nëse ai është në përqëndrim të ulët, pra ju mund ta kryeni atë edhe 2-4 ditë para ditës së menstruacioneve, por për të marrë një rezultat të besueshëm të një test shtatzënie duhet të bëhet pas 3 ose 4 ditësh nga data në të cilën duhet të vinte cikli i menstruacioneve. Nëse përgjigjja është negative, duhet të përsëritet përsëri një javë më vonë.

Testi klasik dhe ai dixhital

Pasi keni vendosur urinë në test duhet të prisni për disa minuta dhe më pas të lëxoni rezultatin. Testi klasik do të shfaqë një vijë të kuqe për të treguar rezultat negative dhe dy vija të kuqe për të treguar rezultat pozitiv. Testi dixhital do të konfirmojë ose mohojë shtatzaninë tuaj me fjalë të shkruara ose fytyra me një domethënie, për shembull nëse jeni shtatzanë do të shfaqet një fytyrë e qeshur dhe në të kundërt do të shfaqet një fytyrë e mërzitur.

Mund t’i besojmë gjithmonë rezultatit të testit të bërë në kushte shtëpie?

Testi i shtatzanisë i bërë në kushte shtëpie ka siguri 98-99%, pra në më të shumtën e rasteve mund t’i besoni. Por që të ndodhë kjo duhet të ndiqni të gjitha udhëzimet e përdorimit në mënyrën e duhur. Në disa raste mund të ndodhë që testi të shfaqë rezultat fals pozitiv, pra gruaja nuk është shtatzanë, gjë e cila mund të ndodhë si pasojë e “indiferencës” se disa testeve ndaj hormonit beta hCG.

Gjithmonë në raste të rralla por edhe mund të ndodhë që testi të tregojë rezultat fals negative, pra gruaja të jetë shtatzanë dhe testi të tregojë rezultat negativ. Kjo mund të ndodhë për shkak të kryerjes së testit para kohe, pra kur niveli i hormonit ka qënë shumë i ulët, ose nëse është kryer me urinë shumë të holluar, pra nuk kanë kaluar shumë orë nga urinimi i mëparshëm.
Nëse dyshoni se jeni shtatzanë, menstruacionet nuk vijnë dhe testi rezulton sërish negativ e përsërisni sërish pas disa ditësh ose bëni një analizë urine.

Testi i gjakut

Për të kuptuar nëse jeni shtatzënë ju mund të kryeni dy lloje të testeve të gjakut të bëra në laborator.

Testi cilësor është më i thjeshtë. Testi sasior është mjaft më i saktë dhe gjithashtu raporton shumën e saktë të hCG në gjak, duke treguar datën e konceptimit. Besueshmëria e testit të shtatzënisë në gjak është 100%.

Testi në pështymë

Në Itali është pak i njohur, por është shumë praktik. Llogarit sasinë e HCG në pështymë dhe është 98% i besueshëm.

Kur duhet ta bësh testin

Për të marrë një rezultat të besueshëm të një test shtatzënie duhet të bëhet 10 ditë pas konceptimit ose pas tre ose katër ditë nga data në të cilën duhet të vinte cikli i menstruacioneve. Nëse përgjigjja është negative, duhet të përsëritet përsëri një javë më vonë.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Tom Cruise në një lidhje romantike me Ana De Armas?

Tom Cruise së fundmi ka nxitur thashethemet për lidhje me Ana de Armas pasi të dy u panë duke darkuar...

Mix7 orë më herët

Oscar 2025: Lista e plotë e nominimeve

Nominimet e ceremonisë së 97-të të Academy Awards janë njoftuar të enjten duke shënuar një ditë të madhe për “Emilia...

Mix7 orë më herët

“Emision për katunarë”, Fero komenton Big Brother

Fero ka qenë i ftuar së fundmi në “Shok Podcast”, ku ka folur për shumë gjëra nga jeta dhe karriera...

Mix7 orë më herët

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Arsyeja pse është e mirë për shëndetin dhe pamjen tuaj!

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Drithëra jashtëzakonisht të gjithanshme, të përshtatshme për çdo kohë të ditës. Jo vetëm...

Mix7 orë më herët

Vendet me popullsinë më të vogël në botë

Gjithmonë flitet shumë për vendet më të populluara në botë, pasi më shumë njerëz zakonisht do të thotë më shumë...

Mix8 orë më herët

Shenjat e horoskopit që shmangin konfliktet në lidhje!

Peshorja: Peshoret janë të njohura për dëshirën e tyre për balancë dhe harmoni. Ata shpesh bëjnë gjithçka që mundin për të...

Mix8 orë më herët

Ana e errët e shenjave të horoskopit: A vlen edhe për shenjën tënde?

Astrologjia ka intriguar njerëzit për shekuj me radhë, duke ofruar njohuri mbi personalitetet, sjelljet dhe parashikimet e së ardhmes për...

Radar8 orë më herët

“Ordiner, unë të zhdëp në dru!”/ Fyerje live në TV mes Halit Valterit dhe gazetarit Enton Abilekaj

Enton Abilekaj dhe Halit Valteri Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka patur një debat me tone të forta dhe fyerje mes...

Radar8 orë më herët

Erdogan, njeriu më i rrezikshëm sot, CIA dhe FBI do shkrihen

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” Steve Bannon, që mund të quhet edhe ideologu i lëvizjes që sot tubohet pas trumpizmit...

Mix8 orë më herët

Si e përballojnë shenjat e horoskopit stresin?

Stresi është një pjesë e pashmangshme e jetës, por secila shenjë e horoskopit ka mënyrën e vet për ta menaxhuar...

Facebook