Lidhu me ne

Kryesore

Në vitin 2023 Shqipëria pritet të ketë borxhin më të lartë publik në rajon

Nga Monitor

Në vitin 2023 Shqipëria pritet të ketë borxhin më

Shqipëria po ecën më ritme më të ulëta sesa fqinjët në drejtim të konsolidimit fiskal, që nënkupton uljen e ngadaltë të borxhit publik në një të ardhme afatmesme.

Sipas raporti të fundit të Komisionit Europian për vendet kandidate, në vitin 2023 vendi pritet të ketë një nivel të borxhit publik prej 73.9% të prodhimit të brendshëm Bruto (PBB), që vlerësohet se është më i larti në rajon, duke ia kaluar dhe Malit të Zi, që deri tani mbante rekordin.

Në vitin 2020, kur pandemia goditi botën, të gjitha vendet e rritën borxhin pblik, teksa qeveritë rritën shpenzimet për të kompensuar humbjet që sollën në ekonomi kufizimet e rrepta me qëllim frenimin e virusit.

Në rajon, nivelin më të lartë të borxhit e arriti Mali i Zi, në 105.3% të PBB-së, e ndjekur nga Shqipëria, në rreth 76% të PBB-së.

Ndonëse vendi ynë kishte borxhin e dytë më të lartë publik në rajon dhe rritje me rreth 10 pikë përqindje në 2020-n, në raport me vitin e mëparshëm, sërish ndihma për bizneset dhe individët në raport me madhësinë e ekonomisë, ishte më e ulëta në Europë, në rreth 1% të PBB-së, sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar FMN).

Pas kalimit të fazës emergjente të shkaktuar nga Covid-19, të gjitha vendet po rendin drejt konsolidimit fiskal, që nënkupton frenimin e shpenzimeve jo të domosdoshme dhe përmirësimin e rendimentit të të ardhurave.

Mali i Zi parashikon që të ulët borxhin publik në vitin 2023, në 71.7% të PBB-së, duke e reduktuar me ritme më të shpejta sesa Shqipëria. Shtetet e tjera të rajonit ndërkohë janë në një pozicion më komod, pasi kanë borxhe më të ulëta, si Kosova 22% e PBB-së, Bosnjë Hercegovina 35%, Serbia 54% dhe Maqedonia e Veriut 58%, sipas pritshmërive për vitin 2023, publikuar nga Komisioni Europian.

FMN e ka këshilluar vazhdimisht qeverinë që të jetë e kujdesshme me shpenzimet dhe të përshpejtojnë procesin e konsolidimit fiskal. Sipas deklaratave t FMN-së, në periudhën afatshkurtër, politika fiskale duhet të vazhdojë të mbështesë rimëkëmbjen nëpërmjet masave të përkohshme dhe të mirëshënjestruara, që duhet t’i nënshtrohen transparencës dhe përgjegjshmërisë.

Sipas Fondit, do të ishte e këshillueshme që të moderoheshin investimet publike tepër ambicioze të financuara me burime të brendshme për të mbrojtur shpenzimet prioritare për mbrojtjen sociale, kujdesin shëndetësor (sidomos vaksinimin), dhe rindërtimin nga tërmeti si dhe për të rritur kontingjencën.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, përvese e ka konsideruar borxhin e ri të ekzagjeruar dhe kërkoi qeverisë të zbatojë një strategji të shëndoshë afatmesme për të ardhurat sa më shpejt.

Shqetësimi i institucioneve financiare ka qenë dhe borxhi i fshehur, që rrjedh si nga partneritetet publike private (PPP), detyrimet e të cilave regjistrohet vetëm për vitin korent ashtu dhe nga detyrimet e prapambetura dhe faturat e arbirtrazhit (humbjeve gjyqësore ndaj kompanive me të cila qeveria ka pasur konflikte.

Në vitin 2021, borxhi publik i vendit tonë theu rekordin historik në vitin 2021 duke arritur nivelin më të lartë të shënuar ndonjëherë, në 78.1 për qind të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB), sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Stoku në vlerë i borxhit arriti në 1,38 triliardë lekë me një rritje 1,5 miliardë lekë (1.3 miliardë euro) në raport me vitin e kaluar. Ky është zgjerimi vjetor më i lartë i ndërmarrë nga qeveritë shqiptare ndër vite.

Në fund të vitit 2021, çdo shqiptar kishte 3,850 euro “borxh” (treguesi i borxhit për frymë).

Në vitin 2023 Shqipëria pritet të ketë borxhin më

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid: Njihuni me Aydan Nix, 23 vjeçe!

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që i pret një verë e paharrueshme!

Vera e vitit 2025 të sjellë emocione të forta, ndryshime pozitive dhe mundësi të papritura për disa shenja të zodiakut....

Mix2 ditë më herët

Chris Hemsworth mund t’i thotë lamtumirë Thor pas “Avengers: Doomsday”!

Në vitin 2011, as fansi më optimist i filmave nuk mund t’i thoshte Chris Hemsworth se do të kishte një...

Mix2 ditë më herët

Çfaaarë?! Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid

Nuk është më sekret: Supermodelet Gigi dhe Bella Hadid kanë një motër tjetër. Ajo është 23 vjeç, quhet Aydan Nix...

Mix2 ditë më herët

A e dëmton kafeja shëndetin e zemrës? Ja çfarë thotë studimit

Konsumi i kafesë nuk shoqërohet me një rrezik në rritje të fibrilacionit atrial, i cili është forma më e zakonshme...

Kryesore2 ditë më herët

“U dërgohet të huajve”, Berisha: Në 10 qershor gati raporti përfundimtar për farsën

Brenda 10 ditësh demokratët do të kenë gati raportin përfundimtar për atë që e quajnë farsë elektorale. Këtë pohoi Sali...

Kioske2 ditë më herët

Artur Zheji: Dhimbje-vajtimet e opozitës që askush nuk i dëgjon. Tre arsyet pse PD humbi zgjedhjet

Nga Artur Zheji Një tufë e madhe të paaftësh dhe një tufë egoistësh të përçarë, kënaqen tek sodisin 80 vjeçarin...

Mix2 ditë më herët

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Jeta e pazakontë e Paulo Coelho: Nga spitali psikiatrik në sukses global si shkrimtar?

Paulo Coelho, një ndër shkrimtarët më të dashur dhe të lexuar në botë, njihet për romanet frymëzuese që kanë prekur...

Mix2 ditë më herët

Miley Cyrus sqaron nëse fustani në “Flowers” ishte apo jo një “diss” për Jennifer Lawrence

Më mirë vonë, sesa kurrë!  Pas dy vitesh, Miley Cyrus më në fund ka folur për teoritë që qarkullonin rreth...

Facebook