Lidhu me ne

Radar

Presidenti rus ka “ringjallur” ish-liderin serb, shikoni ngjashmëritë në retorikën e Putinit dhe Millosheviçit

Presidenti rus ka “ringjallur” ish-liderin serb, shikoni

Presidenti rus, Vladimir Putin, sikur e ka “ringjallur” ish-liderin serb Sllobodan Millosheviq. Mesazhet që ai dërgoi disa ditë para sulmit ndaj Ukrainës përkujtojnë matricën e Millosheviqit, e njohur nga vitet ‘90 në Ballkanin Perëndimor. Luftërat në ish-RSFJ, sanksionet ndërkombëtare dhe izolimi i vendit, hiperinflacioni, bombardimet e NATO-s mbi Jugosllavinë – shënuan sundimin e Millosheviqit. Putini edhe më herët është përshkruar si “Sllobodan Millosheviq me bombë atomike”. Shikoni ngjashmëritë në retorikën e Putinit dhe Millosheviqit.

Ukraina ishte një pjesë përbërëse e ish-BRSS-së. Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, 15 shtete të reja u vendosën në hartën e botës. Në mesin e tyre është Ukraina, e cila shpalli pavarësinë në vitin 1991.


Kosova, krahinë e dikurshme jugore e Serbisë, shpalli pavarësinë në vitin 2008. Për shkak të krimeve të ushtrisë dhe policisë serbe, në vitin 1999, NATO filloi një ndërhyrje ajrore në Republikën Federative të Jugosllavisë. Pas marrëveshjes për ndërprerjen e sulmeve ajrore, forcat ndërkombëtare hynë në Kosovë.

“TERRITORI YNË”
Deklaratën e njohur “Askush nuk guxon t’ju rrahë”, Sllobodan Millosheviqi e bëri gjatë një takimi me përfaqësuesit serbë të Kosovës, në Fushë Kosovë, më 24 prill 1987. Vladimir Putin, gjatë fjalimit të tij drejtuar kombit për shkak të njoftimit për ndërhyrjen kundër Ukrainës, më 24 shkurt 2022, pati narracion të ngjashëm.

Në vitin 2014, Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë. Atë vit u mbajt referendumi, në të cilin, sipas rezultateve zyrtare, shumica e banorëve votuan për hyrjen e Krimesë në Federatën Ruse.
Në vitet ‘90, lidershipi serb këmbënguli në të drejtën e popullit serb për të jetuar në një shtet, gjegjësisht për të mbetur në Jugosllavi.


Lexoni deklaratën e Sllobodan Millosheviqit nga takimi me kryetarët e kuvendeve komunale, më 16 mars 1991, transkriptet e së cilës janë publikuar në të përjavshmen Vreme, si dhe deklaratën e presidentit rus, Vladimir Putin, nga fjalimi i tij i 21 shkurtit të këtij viti.

“NË DËM TË POPULLIT TË VET”
Më shumë se tridhjetë vjet midis dy deklaratave: Sllobodan Millosheviqi, më 1991 Radio Televizioni i Beogradit dhe Vladimir Putin, fjalimi më 21 shkurt 2022.
Fjalimi i Sllobodan Millosheviqit për Kushtetutën e re të Serbisë, në vitin 1990 dhe fjalimi i Vladimir Putinit më 21 shkurt 2022, kur ai shpalli pavarësinë e rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut.

Sllobodan Millosheviq, fjalimi i fundit para qytetarëve, në cilësinë e presidentit të Jugosllavisë, më 2 tetor 2000 dhe Vladimir Putin, më 21 shkurt 2022.
Intervista e Sllobodan Millosheviqit për mediat lokale amerikane, transmetuar nga Associated Press më 19 prill 1999 dhe fjalimi i Vladimir Putinit më 21 shkurt të vitit 2022.

Gjithnjë e më shumë vende po vendosin sanksione ndaj Rusisë, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Bashkimit Evropian (BE) dhe Britanisë së Madhe. Më 21 shkurt, Putini njohu pavarësinë e rajoneve separatiste në Ukrainën lindore. Kur nisi pushtimin e Ukrainës, BE-ja paralajmëroi pakon më të rëndë të sanksioneve.

Kombet e Bashkuara vendosën sanksione, gjegjësisht një bllokadë ekonomike ndaj Republikës Federative të Jugosllavisë në vitin 1992, gjatë luftës në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.

Sllobodan Millosheviq, dhjetor 1996, dhe fjalimi i Vladimir Putinit, më 21 shkurt 2022.

REL

MË TEPËR

Mix9 minuta më herët

Çfarë kanë të përbashkët Elon Musk dhe Vladimir Putin ?

Shkruar nga Moises NaimElon Musk dhe Vladimir Putin / Apo për faktin se ata mund të mos dinë atë që...

Radar13 minuta më herët

Prapaskenat/ Kina po peshon shitjen e TikTok te Elon Musk

Zyrtarët kinezë po vlerësojnë një mundësi që përfshin blerjen e operacioneve amerikane të TikTok nga Elon Musk, nëse kompania nuk...

Radar15 minuta më herët

Ndryshimi i politikave të moderimit, çfarë përfshijnë rregullat e reja të Facebook

Shefi i META-s Mark Zuckerberg, majtas, dhe zëvendëspresidenti i Facebook për Politikat Publike Globale, Joel Kaplan, pas një takimi me...

Kryesore6 orë më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix7 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet1 ditë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix1 ditë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix1 ditë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Kryesore1 ditë më herët

“PS është dukshëm përpara”, Blendi Fevziu bën parashkimin për zgjedhjet e 11 majit

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV komentoi situatën parazgjedhore në vend, diasporën dhe partitë...

Facebook