Lidhu me ne

Mix

Doni fytyrë të pastër? Shmangni këto ushqime

Doni fytyrë të pastër? Shmangni këto ushqime

Dr. Nick Lowe është një dermatolog i famshëm në Britaninë e Madhe, i cili ka publikuar një libër ku sqaron me hollësi se çfarë duhet dhe nuk duhet të hamë për të pasur një fytyrë të pastër, pa asnjë njollë. Në këtë artikull do të gjeni ekstrakte të vlefshme të marra nga libri i tij.about:blank

Ushqimi dhe puçrrat
Dieta luan rol në shfaqjen e puçrrave, edhe pse nuk është vetëm ushqimi shkaktar i tyre. Mbajtja e një ditari me ushqimet që keni ngrënë gjatë ditës dhe me problemet e fytyrës do ju ndihmojë që të identifikoni ushqimet problematike për ju. Një studim i vitit 2012 tregoi se njerëzit që kishin probleme me puçrrat konsumonin shumë bulmet, ëmbëlsira dhe qumësht me kakao. Edhe karbohidratet e përpunuara janë ushqimet që duhen shmangur me patjetër.

Nëse nga dieta juaj hiqni 10% të këtyre ushqimeve, do të ulni edhe veprimtarinë e hormoneve që e bëjnë lëkurën tuaj të yndyrshme. Rrjedhimisht, do të ulni edhe numrin e puçrrave.about:blank

Proteinat janë të mira
Nga proteinat marrim aminoacidet, që janë thelbësore për ndërtimin e qelizave të lëkurës, flokut dhe thonjve. Proteinat luajnë rol të madh edhe në prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, të nevojshme për një pamje rinore të lëkurës. Burim i mirë proteinash janë mishi pa dhjamë, peshku, soja, veza dhe fasulet.

Yndyra e mirë
Yndyra e mirë është një burim i rëndësishëm energjie dhe luan rol edhe në shëndetin e lëkurës. Ndihmon lëkurën të prodhojë yndyrën e vet ose lipidet, që luajnë rolin e barrierës kundër humbjes së ujit. Yndyrnat e mira janë vaji i ullirit, vaji i peshkut, avokado dhe arrat.about:blank

Bulmeti është i keq
Prodhimet e bulmetit mund ta përkeqësojnë situatën e puçrrave sepse bagëtia prej nga vjen bulmeti ushqehet me hormone që rrisin prodhimin e qumështit. Nëse gjurmë të këtyre hormoneve gjenden në djathë, gjalpë apo qumësht, është e sigurtë që puçrrat do të përkeqësohen.

Sheqeri shkakton puçrra
Tortat, pastat apo karamelet kanë përmbajtje të lartë glicemike dhe mund të përkeqësojnë puçrrat në fytyrë. Ato e bëjnë këtë duke rritur aksionin “puçrra-formues” të hormoneve. Nëse jeni shumë të fiksuar pas çokollatës, konsumoni vetëm çokollatë të zezë.

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix22 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar23 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar23 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore23 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar23 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook