Lidhu me ne

Kioske

Sa rrezikon Tajvani të pushtohet nga Kina pas konfliktit Rusi-Ukrainë?

Foto ilustruse e konfliktit Taivan-Kine.

Pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, sytë e botës janë drejt një konflikti të mundshëm mes Tajvanit dhe Kinës.

Sa probabilitet ka një sulm i tillë dhe cilat do të ishin pasojat?

Këtë të enjte, ministri i jashtëm tajvanez e quajti sulmin e Rusisë në Ukrainë një shkelje të Konventës së OKB, duke shprehur shqetësimin se ishulli i vogël aziatik mund të ketë një fat të ngjashëm.

Në të njëjtën kohë, Kina po refuzon bindshëm ta quaj lëvizjen e sotshme të Rusisë kundër Ukrainës, një ‘sulm pushtues’, duke i bërë thirrje qytetarëve kinez në Ukrainë që të qëndrojnë në shtëpi.

Sipas raportimit të New York Times, shumë njerëz nga brenda dhe jashtë ishullit po nxjerrin në pah paralelet mes situatës në Ukrainë dhe asaj në Tajvan.

Pavarësisht faktit se ky krahasim nuk është ideal, Tajvani – njësoj si Ukraina – ka jetuar gjatë nën hijen e një superfuqie si Kina e cila ka refuzuar gjithnjë ta njohë ishullin si një shtet i pavarur.

Ditën e mërkurë, presidenti tajvanez Tsai Ing-wen, urdhëroi forcat ushtarake vendase si dhe personelin e sigurisë që të shtonin sistemet mbrojtëse dhe survejuese, si pjesë e përpjekjeve për të ruajtur qetësinë publike.

Në të njëjtën kohë, Pekinin po nis rregullisht avionë ushtarakë drejt Tajvanit, edhe pse ende nuk është parë ndonjë shenjë e një pushtimi të mundshëm.

Gazetarët ukrainas postojnë video të sulmeve ajrore ruse

Të dy liderët edhe ai kinez, Xi Jinping edhe ai rus, Vladimir Putin, i kanë mëshuar prej kohësh të njëjtës propagandë, që vë në lojë nostalgjinë e një të shkuare imperialiste me anë të së cilës ata po justifikojnë edhe pretendimet e tyre territoriale të viteve të fundit.

Presidenti kinez i ka ushtruar gjithnjë presion Tajvanit që të mos kërkojë pavarësinë nga Kina, në të njëjtën mënyrë që Putin ka paralajmëruar vazhdimisht Ukrainën që të mos bëhet pjesë e aleancave me perëndimin siç është anëtarësimi në NATO.

Ku ndahen Tajvani dhe Ukraina

Sidoqoftë, mes Ukrainës dhe Tajvanit ka një diferencë të rëndësishme.

Së pari, edhe pse shumica e shteteve nuk e njohin Tajvanin si shtet të pavarur, ishulli është një partner tregtarë kyç i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe një pikë strategjike në zinxhirin e furnizimit global.

Ky ishull dominon fuqishëm industrinë e makinerive elektrike si vendi kryesor në prodhomini e mikroçipeve që përdoren në teknologjitë më të avancuara civile dhe ushtarake.

Gjithashtu, pozicioni strategjik i Tajvanit, e ka kthyer atë në një zonë të rëndësishme për bazat ushtarake amerikane në Oqeanin Paqësor.

Dhe mbi të gjitha, në një kohë kur administrata Biden është shprehur e bindur se në rast konflikti, SHBA dhe NATO nuk do të dërgojnë trupa për të mbrojtur ukrainasit, në rastin e Tajvanit çështja ndryshon.

Politika e njohur si ‘ambiguiteti strategjik’ ka shërbyer prej kohësh si shtyllë parandaluese e SHBA ndaj Kinës.

Shqetësimi i shumë analistëve në Tajvan ama, është se një Perëndim i shpenguar dhe një kundërpërgjigje e dobët ndaj pushtimi rus në Ukrainë, mund të mobilizojë Partinë Komuniste Kineze që të shtojë trysninë mbi ishullin tajvanez duke përdorur manovra që qeveria e Tajvanit i ka quajtur ‘taktikat e zonës gri’ – që kanë të bëjnë me faktin se Kina nuk ka reshtur kurrë së pretenduari se ishulli i vetëqeverisur i Tajvanit është territor kinez.

Qëndrimi i Pekinit ndaj konfliktit në Ukrainë

Deri tani, qëndrimi i Kinës ndaj konfliktit në Ukrainë ka qenë i balancuar. Pekini ka bërë thirrje për respektim të integritetit territorial dhe sovran të një shteti por në të njëjtën kohë qeveria kineze është simpatizuar me hatërmbetjet e presidentit Putin.

Sidoqoftë, Kina e ka bërë të qartë se e sheh Tajvanin si një rast thellësisht të ndryshëm nga Ukraina.

“Tajvani është një pjesë e patjetërsueshme e territorit kinez dhe çështjet e Tajvanit janë çështje të politikave të brendshme të Kinës” tha Ma Xiaoguang, zëdhënës i zyrës së marrëdhënieve me Tajvanin në Kinë këtë të mërkurë.

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore5 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore6 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix6 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook