Lidhu me ne

Kryesore

Putin paralajmëron Perëndimin: Nëse ndërhyni në Ukrainë, do të përballeni me pasoja që s’i keni hasur kurrë në histori

Putin paralajmëron Perëndimin: Nëse ndërhyni në

Teksa i është drejtuar publikut, për autorizimin e një ‘operacioni special në rajonin separatist të Donbassit’, presidenti rus Putin ka paralajmuar vendet perëndimore që të mos ndërhyjnë pasi në të kundërt do të përballen me pasojat më të mëdha që kanë hasur ndonjëherë.

“Për këdo që do të konsideronte të ndërhynte nga jashtë, nëse e bëni, do të përballeni me pasoja që nuk i keni hasur më parë në histori” – tha shefi i Kremlinit.

Narrativa e Putinit bazohet kryesisht në tezën se regjimi ukrainas është i ideologjisë naziste dhe po kryen gjenocid kundër rusëve etnikë në Ukrainë.

Duke iu referuar paraqitjes së tij të mëparshme televizive në të cilën ai njohu pavarësinë e të ashtuquajturave republika të Donets dhe Lugansk, Putin tha:

“Siç thashë në fjalimin tim të mëparshëm, nuk mund të bëjmë sikur nuk e shohim atë çfarë po ndodh atje. Ishte e pamundur të durohej e gjithë kjo. Ishte e nevojshme të ndalohej menjëherë ky makth – gjenocidi kundër miliona njerëzve që jetojnë atje, të cilët mbështeten vetëm tek Rusia, shpresojnë vetëm tek ne.

Ishin këto aspirata, ndjenja, dhimbje të njerëzve që u bënë për ne motivi kryesor që na shtyu të njohim republikat popullore të Donbasit.

Ajo që unë mendoj se është e rëndësishme të theksohet më tej. Për të arritur qëllimet e tyre, vendet kryesore të NATO-s mbështesin në çdo gjë nacionalistët ekstremë dhe neo-nazistët në Ukrainë, të cilët, nga ana tjetër, nuk do t’ua falin kurrë banorëve të Krimesë dhe Sevastopolit për zgjedhjen e tyre të lirë – ribashkimin me Rusinë”, tha ai.

Putin shton se liderët ukrainas, të cilët ai i quan “bashkëpunëtorë të Hitlerit” kanë plane për të rimarrë me forcë Krimenë dhe Donbasin dhe në një moment mund të përdorin armë bërthamore.

“Ata, natyrisht, do të ngjiten në Krime dhe ashtu si në Donbas, me luftë, për të vrarë, siç vranë njerëz të pambrojtur bashkëpunëtorët e Hitlerit gjatë Luftës së Madhe Patriotike. Ata deklarojnë hapur se pretendojnë një sërë territoresh të tjera ruse.

E gjithë rrjedha e ngjarjeve dhe analiza e informacionit të ardhur tregon se përplasja e Rusisë me këto forca është e pashmangshme. Është vetëm çështje kohe: po bëhen gati, po presin kohën e duhur. Tani ata gjithashtu pretendojnë se posedojnë armë bërthamore. Ne nuk do të lejojmë që kjo të bëhet”, tha Putin.

Putin shpjegon pse vendosi të urdhërojë “një operacion special ushtarak”.

“Qëllimi i tij është të mbrojë njerëzit që i janë nënshtruar bullizmit dhe gjenocidit nga regjimi i Kievit për tetë vjet. Dhe për këtë ne do të përpiqemi për çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës, si dhe vënien para drejtësisë të atyre që kryen krime të përgjakshme kundër civilëve, përfshirë qytetarët e Federatës Ruse”, tha ai.

Ai e bëri deklaratën në orët e para të së enjtes teksa trupat ushtarake ruse ishin futur në rajonin separatist të Donbassit në atë që Moska e quajti si ‘ndërhyrje vendimtare për mbrojtjen e popullatës nga gjenocidi i Kievit’.

Në Ukrainë janë dëgjuar shpërthime të fuqishme në disa rajone ndërsa ministri i Jashtëm deklaroi se bëhej fjalë për një sulm në shkallë të plotë nga ana e Rusisë duke u bërë thirrje vendeve perëndimore që të reagojnë tani ndaj Putinit.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid: Njihuni me Aydan Nix, 23 vjeçe!

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që i pret një verë e paharrueshme!

Vera e vitit 2025 të sjellë emocione të forta, ndryshime pozitive dhe mundësi të papritura për disa shenja të zodiakut....

Mix2 ditë më herët

Chris Hemsworth mund t’i thotë lamtumirë Thor pas “Avengers: Doomsday”!

Në vitin 2011, as fansi më optimist i filmave nuk mund t’i thoshte Chris Hemsworth se do të kishte një...

Mix2 ditë më herët

Çfaaarë?! Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid

Nuk është më sekret: Supermodelet Gigi dhe Bella Hadid kanë një motër tjetër. Ajo është 23 vjeç, quhet Aydan Nix...

Mix2 ditë më herët

A e dëmton kafeja shëndetin e zemrës? Ja çfarë thotë studimit

Konsumi i kafesë nuk shoqërohet me një rrezik në rritje të fibrilacionit atrial, i cili është forma më e zakonshme...

Kryesore2 ditë më herët

“U dërgohet të huajve”, Berisha: Në 10 qershor gati raporti përfundimtar për farsën

Brenda 10 ditësh demokratët do të kenë gati raportin përfundimtar për atë që e quajnë farsë elektorale. Këtë pohoi Sali...

Kioske2 ditë më herët

Artur Zheji: Dhimbje-vajtimet e opozitës që askush nuk i dëgjon. Tre arsyet pse PD humbi zgjedhjet

Nga Artur Zheji Një tufë e madhe të paaftësh dhe një tufë egoistësh të përçarë, kënaqen tek sodisin 80 vjeçarin...

Mix2 ditë më herët

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Jeta e pazakontë e Paulo Coelho: Nga spitali psikiatrik në sukses global si shkrimtar?

Paulo Coelho, një ndër shkrimtarët më të dashur dhe të lexuar në botë, njihet për romanet frymëzuese që kanë prekur...

Mix3 ditë më herët

Miley Cyrus sqaron nëse fustani në “Flowers” ishte apo jo një “diss” për Jennifer Lawrence

Më mirë vonë, sesa kurrë!  Pas dy vitesh, Miley Cyrus më në fund ka folur për teoritë që qarkullonin rreth...

Facebook