Radar
Nis pushtimi i Ukrainës/ Paralajmërimi i ashpër i Putinit, reagon perëndimi
Rusia nisi një sulm kundër Ukrainës në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa Putin paralajmëroi vendet e tjera se çdo përpjekje për të ndërhyrë do të çonte në “pasoja që nuk i keni parë kurrë”.
Shpërthime të mëdha u dëgjuan para agimit në Kiev, Kharkiv dhe Odesa ndërsa liderët botërorë dënuan fillimin e një pushtimi rus që mund të shkaktonte viktima masive dhe të rrëzonte qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës.
Putin e justifikoi sulmin ndaj Ukrainës në një fjalim televiziv, duke argumentuar se ai është i nevojshëm për të mbrojtur civilët në Ukrainën lindore – një pretendim i rremë që SHBA-të kishin parashikuar se ai do ta bënte si pretekst për një pushtim.
Presidenti i SHBA Joe Biden thotë se bota “do ta mbajë Rusinë përgjegjëse” dhe kreu i NATO-s e quajti veprimin e Rusisë një shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe një kërcënim për sigurinë e Evropës dhe aleatëve të saj në Atlantik.
Burimi: Euronews