Radar
Ministrja e Jashtme gjermane: BE-ja e vendosur për sanksione kundër Rusisë
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha të enjten se Bashkimi Evropian është i vendosur të lëshojë “pakon e plotë të sanksioneve” kundër Rusisë.
Ajo deklaroi se bota duhet t’i përgjigjet me vendosmëri pushtimit të Ukrainës. Baerbock vuri në dukje se Rusia kishte “refuzuar ofertat e tyre për bisedime”.
Ajo iu drejtua presidentit rus Vladimir Putin se ai nuk mund të shkatërrojë kurrë ëndrrën e demokracisë dhe tha se Ukraina nuk kishte “bërë asgjë të keqe” për të merituar pushtimin e Rusisë.
Ministrja e Jashtme u bëri thirrje sërish qytetarëve gjermanëve që të largohen menjëherë nga Ukraina.