Mix
FOTO/ Pamja e re e Kate Middleton është frymëzuar nga Princesha Diana
Kate Middleton vizitoi Mbretëreshën e Danimarkës dhe bëri një paraqitje që u diskutua shumë në qarqet mbretërore.
Dukesha e Kembrixhit kishte veshur pallton e gjatë “Marine”, në linjë strikte nga stilistja Catherine Walker, e cila, sipas faqes së saj, është prej lesh kashmiri dhe leshi dhe e ka marrë frymëzimin nga fustani i marinës së shekullit të 18-të.

Kur pamë këtë paraqitje të veçantë të Kate Middleton, ishim të sigurt se e kishim parë diku më parë. Me një kërkim të vogël, gjetëm një pamje të Princeshës Diana, të vitit 1984, e cila është pothuajse e njëjtë.

Kamera kishte kapur princeshën fatkeqe duke dalë nga një Jaguar gjatë vizitës së saj në shoqatën bamirëse për fëmijë Barnados. Palltoja e Dianës ishte saktësisht e njëjtë me gjatësinë e Kate dhe jaka e saj kishte një detaj prej kadifeje.