Lidhu me ne

Mix

Sporti që duhet të merresh sipas shenjës së horoskopit

Të merresh me sport është e rekomandueshme për këdo, por jo çdo sport është i përshtatshëm për çdo individ.

Ndërsa ka shumë që praktikojnë vrapin, të tjerë nuk e honepsin dot këtë formë të mbajtjes së trupit në formë.

E njëjta vlen edhe për çiklizmin, notin, futbollin apo shumë të tjera.

Një revistë amerikane publikoi sot horoskopin sportiv.

Duke studiuar karakteristikat dhe personalitetin e secilës shenjë, revista zbuloi se cilat janë aktivitetet më të përshtatshme në bazë të zodiakut.

Dashi – Të lindurit e kësaj shenje nuk kanë preference të veçanta përgjithësisht, por mërziten shpejt me të njëjtin sport. Për ta është i rëndësishëm të alternojnë aktivitetin e tyre fizik.

Demi – Një shenjë toke, prandaj nuk i pëlqen të stërvitet në ambiente të mbylluara. Noti është i përshtatshëm për demin, por edhe sportet e tjera në ambiente të hapura, individuale si tenisi apo ekipore si futbolli.

Binjakët – Të lindurit e kësaj shenje janë shumë reflektues dhe përshtaten shumë mirë me jogën. Përshtatshmëria dhe aftësia për t;iu imponuar trurit i bën binjakët veçanërisht të aftë në shumë disiplina.

Akrepi – Është një shenjë që nuk dorëzohet kurrë, prandaj mund të luajë rol të rëndësishëm në grup, por sidomos kur luan vetëm. Akrepi është veçanërisht i lidhur me trupin e tij, prandaj palestra është një zgjidhje.

Peshorja – Sekreti i peshores është ekuilibri, prandaj intensiteti i sportit lidhet ngushtësisht me aktivitetet e tjera në jetë. Preferon sportet e forcës, por ku ka rëndësi edhe strategjia, si boksi apo artet marciale.

Virgjëresha – Për vetë karakteristikat, virgjëresha vendos shpesh objektiva të pamundura, si dobësimi me 15 kile menjëherë. Nuk ka rëndësi sporti, por një plan i detajuar saktë. Është e sigurt që virgjëresha do të zbatojë pikat që ka vendosur në axhendë.

Luani – Protagonistë, të lindur për të qenë liderat, luanët nuk janë tipa që shkojnë me sportet e grupit. Atyre u intereson vetëm sporti individual. Arrijnë rezultatet më të mira në disiplinat e atletikës.

Gaforrja – Një shenjë e predispozuar për të pëlqyer aerobinë dhe ushtrimet në ambiente të mbyllura e të qeta. Megjithatë, si shenjë uji, arrin rezultate të mira edhe nëpërmjet notit apo vaterpolos.

Bricjapi – Individualistë të sëmurë, bricjapët nuk preferojnë të ndihen nën presion apo të detyruar. Gjejnë argëtimin më të madh në sportet e rrezikshme, si parashutizmi, hedhja nga ura me litar apo garat e shpejtësisë.

Shigjetari – Të lindurit e kësaj shenje preferojnë shëtitjet dhe vrapimet në natyrë, jogging dhe kroset e gjata. Alpinizmi dhe montanjizmi janë alternativa të tjera që e bëjnë një shigjetar të ndihet mirë.

Ujori – Një shenjë e dalluar për altruizmin, ujori është i prirur të jetë një lojtar i shkëlqyer skuadre. Megjithatë, mund të përshtatet edhe me sportet masive, midis të cilave edhe maratonat.

Peshqit – Predispozita e lindur artistike hap më shumë rrugë për aktivite fitness-i apo kërcime, por nuk preferoni lodhjen. Peshqit bëjnë veçanërisht mirë në sporte si skitë apo golfi.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Pse na dhembin kockat në mëngjes?

Dhimbja në kocka apo kyçe sapo zgjohemi është një ankesë e shpeshtë, sidomos te të rriturit dhe të moshuarit. Këto...

Mix2 orë më herët

Pse ndiheni të lodhur në ditët me shi!

Nëse ndiheni më të përgjumur, të lodhur apo thjesht pa energji kur bie shi, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz përjetojnë...

Mix2 orë më herët

Simptomat e problemeve me zemrën! Ja si t’i dalloni shenjat e para paralajmëruese, nuk është vetëm dhimbja e gjoksit

Shumë prej nesh i dinë simptomat kryesore që duhet t’i kushtojnë vëmendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër,...

Mix3 orë më herët

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar...

Mix3 orë më herët

8 nga frutat më të shëndetshme që mund të hani tani

Sipas Shoqatës Gjermane të Ushqyerjes (DGE), nuk është vetëm ajo që hani që ka rëndësi, por edhe sa shpesh e...

Temporal3 orë më herët

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

Qytetet më të vjetra të banuara ende sot në Evropë ofrojnë prova se si qytetërimet në kontinentin tonë kanë evoluar,...

Mix4 orë më herët

BBC zbulon videon tronditëse nga momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’

Videoja e parë e momentit të shpërthimit të nëndetëses Titan, që i mori jetën pesë personave gjatë një zhytjeje fatale...

Radar5 orë më herët

”Një kryetar që humb zgjedhjet duhet të japë dorëheqjen. E thotë neni” – Berishes i vjen goditja nga kandidati i PD për deputet në Shkodër, Tedi Kopliku

Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në Shkodër, Tedi Kopliku ka folur pas rezultatit zgjedhor, duke e cilësuar...

Mix24 orë më herët

Çfarë thotë horoskopi për mënyrën si puthni?

Thuhet se yjet ndikojnë në shumë aspekte të jetës sonë edhe në mënyrën si puthim. Prandaj, ndonjëherë kemi më shumë...

Mix24 orë më herët

Arsyeja pse AVOKADO nuk duhet të mungojë në tryezat tuaja!

Avokadoja ka vlera të jashtëzakonshme ushqyese dhe në të njëjtën kohë është shumë e shijshme . Dhe nëse nuk ka...

Facebook