Sport
Kush është Alen Zhires, trajneri i ri i Kosovës
Dilemat për trajnerin e ri të Kosovës kanë marrë fund. Pas shkarkimit të Bernard Shallande, drejtuesit e FFK kanë gjetur një tjetër trajner në Francë.
Alen Zhires është ai që do të drejtojë “Dardanët” dhe nesër pritet prezantimi në Prishtinë. Tekniku 69-vjeccar do të rikthehet në pankinë pas një periudhe tre-vjeçare, që kur u largua nga Tunizia.
Zhires, ish-lojtar i kombëtares së Francës, karrierën si trajner e nisi në vitin 1995, kur mori drejtimin e Toulouse. Ai qëndroi në krye të tyre për tre vite, për të kaluar më pas te PSG, ku qëndroi një vit dhe u kthye aty ku e kishte nisur.
Zhires provoi një eksperiencë të re për dy vite, 2001-2003, te klubi maroken i FAR Rabat dhe më pas nga viti 2004 ka drejtuar vetëm kombëtare.
Gjeorgjia ishte e para, duke u pasuar nga Gaboni (2006-2010), Mali (2010-2012), Senegali (2013-2015), Mali sërish (2015-2017) dhe në fund Tunizia, 2018-2019.