Kryesore
Të pafuqishëm dhe me lot në sy, banorët e “5 majit” shikojnë shtëpitë që u shemben

Banorët e “5 Majit” kanë parë të trishtuar dhe me lot në sy shembjen e shtëpive të tyre. IKMT dhe Policia kanë mbërritur ën zonë dhe kanë nisur punën, por nuk kanë munguar as përplasjet me blutë e kryeqytetit.


Fillimisht kur ka nisur prishja e shtëpive të para, banorët kanë krijuar një kordon dhe janë përleshur fizikisht me efektivët. Madje, ata kanë hedhur dhe gurë në drejtim të tyre, kurse Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.






Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, banorët shikojnë të pafuqishëm investimin e një jete teksa u prishet dhe qëndrojnë krah njëri tjetrit. Burra, gra, të rinj e të moshuar të prekur gjejnë mbështetje vetëm në krahët e njëri-tjetrit.


