Lidhu me ne

Radar

Palltoja mbi supe/ Kë imiton Grida Duma ‘divat’ apo ‘idiotët e Instagramit’?

New York Post kishte një titull origjinal për këtë lloj mode: Mjaft e hodhe pallton supeve, dukesh si idiot/e. Faqe të tjera të Modës të medias amerikane e trajtojnë më butë këtë stil që ka filluar të quhet ‘diva drape’. E mbërritur nga Europa në Amerikën e Veriut palltoja apo xhaketa me mëngët e paveshura është një aplikim i pasarelave të modës.

Palltoja mbi supe/ Kë imiton Grida Duma ‘divat’ apo

Në kinematografi është sjellë kryesisht nga aktorë në rolin e burrave të fortë, si pronarë plantacionesh apo krerë të familjeve mafioze italo-amerikane të New York-ut.

Kalimi i kësaj prirjeje në ‘jetën civile’ lajmëron disa gjëra, sipas editorëve të modës. Veshësi/ja e palltos në këtë mënyrë don të lajmërojë se nuk ka nevojë t’i përdorë duart. Janë të tjerët që i bëjnë gjërat për të, që i hapin dyert e makinës, i mbajnë çantën, portofolin, ngasin makinën e tj. Pra, është një projektim i fuqisë.

Palltoja mbi supe/ Kë imiton Grida Duma ‘divat’ apo
Palltoja mbi supe/ Kë imiton Grida Duma ‘divat’ apo

Sipas Wall Street Journal këtë veprim e bëjnë editorët e modës dhe influencuesit e Instagramit. Ish-zonja e Parë Melania Trump e ka bërë këtë për foto të panumërta; Kim Kardashian e ka bërë në Paris; Meghan Markle e bëri gjatë rrugës për në një fejesë mbretërore në Londër. Herë pas here edhe Jimmy Fallon e bën kur ngjitet në skenë në “The Tonight Show”.

Edhe deputetja Grida Duma, shfaqet herë pas here në vende publike me pallton hedhur supeve, me një ‘shkujdesje dive’. Si për shembull në takimet elektorale për zgjedhjet e 6 marsit në Durrës, në favor të kandidatit të PD, Luan Hoti. Shpura shoqëruese është më e madhe se grupet që takon, kryesisht shihet në foto me shitës apo njerëz që takon rrugës, por kjo nuk e pengon që skenografinë ta ketë prej udhëheqësje të rëndësishme.  

Palltoja mbi supe, në një profesion si politika ku interakiviteti është kyç, ngjan skiç, por zonja Duma mund të jetë duke synuar pamjen prej dive që sugjeron Wall Street Journal dhe padashje bie në atë të një idioteje, që artikulon New York Post. 

Palltoja mbi supe/ Kë imiton Grida Duma ‘divat’ apo
Palltoja mbi supe/ Kë imiton Grida Duma ‘divat’ apo

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook