Lidhu me ne

Kioske

Në fushatë hyn edhe fustani fër-fër-fër i Yuri Kim

Në fushatë hyn edhe fustani fër-fër-fër i Yuri Kim

Alfred Lela

Pas përcaktimit si persona non gratta, nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken, të ish-kryeministrit Sali Berisha, retorika e ambasadores Yuri Kim duhet të ishte futur në këllëfin e heshtjes.

Kjo sepse non gratta është colpo di grazia, goditja finale. Zonja Kim duhet të kishte zgjedhur heshtjen, të paktën në publik, për të mos vënë në diskutim, jo fatin e z. Berisha, por vetë dizajnimin e shefit të saj ndaj politikanit shqiptar.

Ndërhyrjet e drejtpërdrejta, apo me nënkuptime, të ambasadores kanë ngazëllyer kundërshtarët klasikë dhe ata të rinj të Sali Berishës, të cilët e kanë mbështetur me aq patos inkursionin politik të saj, sa kanë tëhuajësuar jo pak individë, të cilët, në normalitet do të kishin parapëlqyer neutralitetin. Teprimi, duke u bërë i dyfishtë, të dyfishtë e ka pasur efektin.

Nëse reagimi i sotëm i ambasadores në Twitter futet në serinë e qëndrimeve të llojit, ai është edhe më abrazivi, gjë që të çon te pyetja legjitime: pse kështu? dhe pse tani?

Duhet të ketë të bëjë, si me sondazhet e fundit për 6 marsin, shfaqur në media të së djathtës si Syri, në të qendrës Euronews Albania, apo dhe të së majtës, revista Newsbomb e Anila Bashës, e cila ka komisionuar anketuesin e njohur Eduard Zaloshnja. Në të gjitha këto sondazhe kandidatët e Shtëpisë së Lirisë paraqiten në epërsi ndaj kandidatëve të PD së selisë. Madje në Shkodër, kandidati i ish-kryeministrit, të paktën sipas sondazhit të Zaloshnjës rezulton fitues, duke mundur kandidatin e Bashës dhe rivalen socialiste. Berisha, nga ana tjetër, vazhdon të jetë më popullor se Basha djathtas. E vetmja fashë ku kryetari mund ish-kryetarin janë votuesit e majtë. Një peizazh i tillë elektoral i pafavorshëm, si për kandidatin e ambasadores amerikane, Basha, ashtu edhe për të besuarit e këtij të fundit, e ka shtyrë zonjën Kim të hidhet në fushatë duke tradhtuar kështu etiketën e paanësisë formale.

Qartësisht, humbja e Bashës kësaj radhe është edhe e saja. Ndryshe nga herët e tjera, kur ajo nuk ka lëvizur as gishtin për të shmnagur humbjet e kryetarit të PD, madje është konstatuar në lëvizje kundër tij, p.sh. vizita në KQZ mesnatën e 25 prillit apo lejimi i Ramës për ta ndryshuar Kodin elektoral pa konsensus, Basha i kësaj here është në hatrin e saj. Jo në përballjen me Ramën, por atë me Berishën. Nëse kandidati i saj renditet i treti më 6 mars, në këtë pozicionim, do apo nuk do ajo, do të dallohet edhe silueta e saj.

Për këtë ajo nuk hesht, siç do të duhej. Duke mos pranuar se, pas non gratta-s së Departamentit të Shtetit, çdo shto-miell-e-shto-ujë nuk bën gjë tjetër veç e zbeh, si impaktin ashtu edhe rëndësinë e përcaktimit amerikan. Non gratta është relativizuar edhe për shkak të transgresioneve të ambasadores. Edhe për arsye se ajo, prej vitesh, vërtitet nëpër Tiranë me tufa lulesh, shëtitje, ekskursione e flirte për eksponentët dhe shpurat qeveritare, dhe me thikë në dhëmbë për protagonistët e aksionit opozitar. Në Durrës të paktën, non gratta e parë amerikane është në veprim politik permanent dhe, sipas të gjitha gjasave, PS me në krye Dakon si pushtet dhe Sakon si mëkëmbëse, do ta marrë Bashkinë.

Sali Berisha është non gratta, po. Ai ka shkeljet e veta, padiskutim. Por, të paktën, ish-kryeministri nuk bën sikur. Ai ka dalë në fushatë, hapur, duke garuar për veten, idetë dhe kandidatë e tij. Mund të jetë i vjetëruar, i ashpër, riciklim, por një gjë nuk e bën: nuk na e fyen inteligjencën duke u fshehur pas fustanit të grave e duke luajtur trimin apo të përvuajturin. Dhe në këtë vend, e dashur zonja ambasadore, ku çdo gjë është marrë me koncension, ku çdo gjë ka rënë në katër-pesë duar, ku çdo gjë është relativizuar në një Sodomë-Gomorrë të pashoqe, inteligjencën, që na ndihmon të lexojmë aktorët dhe ngjarjet, të paktën disa prej nesh, duam ta mbajmë.

Mund të mos jetë shumë, por si flamur i mosdorëzimit vlen diçka.

MË TEPËR

Mix54 minuta më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Radar60 minuta më herët

Mandarina shqiptare bllokohet nga BE

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia,...

Mix1 orë më herët

VIDEO/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të tjetërsuar, çfarë surprize po përgatitet?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëmbyer vëmendjen e medias dhe të qytetarëve. Tashmë videot e saj janë virale...

Mix1 orë më herët

Video / Donald Trump shfaqet me model të ri flokësh

Një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me një model flokësh dukshëm të ndryshëm, është bërë...

Radar1 orë më herët

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut, është inskenuar nga Fevziu dhe Elton Ilirjani

Evi Kokalari ka reaguar për videon virale të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila më pasu u kthye në temë e...

Radar1 orë më herët

Lufta e Tretë Botërore ka nisur, ajo po zhvillohet në Ukrainë!

Shkruar nga Eva Hartog Sot, trupat në të dyja anët e vijës së konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindu, somalisht,...

Mix23 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar23 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix23 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix23 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Facebook