Kryesore
Ndërhyjra e Yuri Kim në fushatë, Berisha: Përfaqëson mafien e George Soros, përpjekje e pashpresë për të prishur imazhin e SHBA-ve te shqiptarët
Në takimin prezantues të kandidatit të ‘Shtëpisë së Lirisë’, Ardian Muka me banorët e Shkozetit në Durrës, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër pas deklaratave të ambasadores amerikane Yuri Kim
Sipas Berishës, ajo në vendin tonë përfaqëson mafien e George Soros dhe është një përpjekje e pashpresë për të prishur imazhin e ShBA-ve te shqiptarët, por që kurrë nuk do ta realizojnë.
Berisha: Në fakt, e gjithë kjo përpjekje është e pashpresë. Si guvernatore i lejon vetes të ndërhyjë në proceset e brendshme elektorale dhe këtu ajo përfaqëson mafien e George Soros, shkelmon mbi ligjet dhe parimet e vendit të saj të lirë dhe të Shqipërisë.
Të mos harrojmë se një nga qëllimet e mafies sorosiane është të prishë imazhin e SHBA te shqiptarët, këtë kurrë nuk do ta realizojë. Jo. Ne do të ecim të vendosur të votojmë të lirë, të zgjedhim të lirë përfaqësuesit tanë. Të zgjedhim të lirë brenda partisë ata që duam, siç kemi zgjedhur Ardi Mukën, të zgjedhim të lirë qytetarët e parë dhe këshilltarët tanë me votën e lirë.