Lidhu me ne

Radar

IKMT ‘zbarkon’ te ‘5 Maji’/ Përplasje mes banorëve dhe policisë. Ndërhyn RENEA, hidhet gaz lotësjellës

IKMT 'zbarkon' te '5 Maji'/ Përplasje mes banorëve

Mëngjesin e sotëm fadromat e IKMT-së kanë zbarkuar te “5 Maji” për të vazhduar shembjen e banesave në kuadër të projektit të rindërtimit. Ditën e sotme janë parashikuar për t’u shembur 12 shtëpi, ndërsa dhjetëra të tjera janë shembur më herët.

Në këtë zonë është parashikuar të shemben 430 banesa. Sikurse kishin paralajmëruar banorët kundërshtuan shembjen e shtëpive. Disa prej tyre hipën në çatitë e shtëpive në formë rezistence, por u larguan më parë nga forcat e policisë.

Protesta e banorëve u shoqërua me tensione dhe përplasje me efektivët. Për të vënë nën kontroll situatën ndërhynë forcat RENEA. Ata hodhën gure në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj me gaz lotësjellës.

Disa prej banorëve janë shoqëruar në polici, por nuk ka ende një numër të saktë të tyre. Ata kanë paralajmëruar se do të hyjnë në grevë urie.

Banorët e “5 Majit” janë bërë bashkë me ata të zonës së Laprakës dhe Paskuqanit dhe kanë dalë disa herë në protestë. Një përfaqësi e tyre u takua me kryeministrin Edi Rama, por takimi rezultoi i dështuar.

Banorët thanë se nuk morën asnjë garanci se do të marrin shtëpi nga shteti. Ata kanë kundërshtuar të firmosin marrëveshjen me Bashkinë e Tiranës. Nga ana tjetër qeveria thotë se ata do të strehohen, por banorët nuk i besojnë këto deklarata.

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 orë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix3 orë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix3 orë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix3 orë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix3 orë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix3 orë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix3 orë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal4 orë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix4 orë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook