Lidhu me ne

Radar

Elona Caslli: Yuri Kim u Spiropalizua

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deklarata e një dite më parë e ambasadores Yuri Kim ka shkaktuar shumë reagime kundër saj. Analisti Dritan Shano është shprehur se sponsor i kandidatit për kryetar bashkie janë qytetarët.

Sponsori i kandidatit për Kryetar bashkie janë qytetarët që votojnë për të. Qytetarët nuk janë idiotë,” shkruan Shano.

Për këtë qëndrim të Yuri Kim ka reaguar edhe aktivistja Elona Caslli. Sipas Casllit, ambasadorja ka pësuar procesin e Spiropalizmit.

Zonja ambasadore ju keni pësuar procesin e Spiropalizimit në aktivitetin dhe qasjen tuaj ndaj realitetit shqiptar.

Spiropalizimi si term ka lindur nga sjellja e ministres Spiropali me të cilën ju jeni shfaqur shpesh në foto duke pirë çaj dhe në aktivitete jashtë Tiranës.

Çfarë nënkupton procesi i Spiropalizimit?!

Procesi i Spiropalizimit nënkupton përpjekjen ekstreme të një individi për t’i dalë në mbrojtje një apo më shumë individëve, ndonëse këta të fundit janë të pambrojtshëm dhe të papërligjshëm.

Ju u kërkoni llogari kandidatëve të përzgjedhur nga anëtarësia e një grupimi politik për futjen në garë në zgjedhjet e 6 marsit, teksa miliona euro nga buxheti i shtetit kanë fluturuar në drejtim të paditur për çështjen e inceneratorëve dhe ju heshtni dhe nuk guxoni të thoni gjysmë fjale për këtë çështje, ndonëse kjo çështje do rrëzonte çdo qeveri në një vend normal.

Nuk është rastësi që jeni e vetmja nga korpusi diplomatik në Shqipëri që keni guximin të thyeni çdo protokoll diplomacie dhe të zbrisni në terren për të bërë fushatën e Partisë Socialiste duke përdorur gjuhën e Taulant Ballës. Kjo ndodh sepse jeni Spiropalizuar zonja ambasadore,” shkruan ajo.

MË TEPËR

Temporal12 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar12 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike14 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet15 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske15 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar16 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar16 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar16 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske1 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix1 ditë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook