Radar
“Nuk mund të përfitojë leje ndërtimi nga Veliaj dhe të jetë hetuese e tij “/ Jorida Tabaku i bën të dyja
“Nuk mund të përfitojë leje ndërtimi nga Veliaj dhe të jetë hetuese e tij “/ Manjani “godet” Jorida Tabakun
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një postim në rrjete sociale duke ironizuar deputeten e PD-së, Jorida Tabaku në lidhje me përfitimet pasurore nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Sipas Manjanit, Tabaku nuk mund të pretendojë të jetë hetuese e Erion Veliajt dhe në të njëjtën kohë të marrë leje ndërtimi prej tij.
“Më vjen mirë që Jorida Tabaku dhe familja e saj përfitojnë nga lejet e ndërtimit në Tiranë.
Pse jo xhanëm?!
Por Jorida, dmth e njëjta që përfiton nga lejet e Erion Velisë, nuk mund të pretendojë të jetë edhe hetuese e Erionit.
Siç thotë edhe Yuri, nuk funksionon kështu!
Ndaj duhet ta ndajë mendjen o me Leje-Erionin e Sude-pushtetit, ose përballë tij. Po i them Joridës se Luli është me Suden. Ka kohë që është…”.-shkruan Manjani.